Sipas analistëve dhe medieve të tepsisë që kërkojnë të verbojnë opinionin publik, pyetja se pse qytetarët protestojnë kthehet gjithmonë në një manipulim, duke guxuar të pyesin nëse do të protestohet për turistin e huaj ashtu siç u protestua për zogjtë, ndërsa mbyllin sytë para gjakut dhe krimit shtetëror! Jo, o shërbëtorë të pushtetit, ne nuk protestojmë për teatra mediatike, por protestuam dhe do të protestojmë për të rinjtë që i vrau vetë dora e shtetit, për Klodian Rashën e ekzekutuar në rrugë, për Ardit Gjoklajn e mbuluar nga plehrat e landfilit të Sharrës për një kafshatë bukë, dhe për çdo jetë të pafajshme që ra viktimë e një sistemi të kalbur. Ne protestojmë për vendin tonë sepse shifrat e vjedhjes janë një alarm që ulërin mbi çdo familje shqiptare, me mbi 2.1 miliardë euro të grabitura në vetëm tetë afera korruptive, ku numërohen 450 milionë euro te inceneratori që nuk ekziston fare, 300 milionë euro te Unaza e Tiranës, 280 milionë euro te Rruga e Arbërit, 260 milionë euro te aksi Thumanë-Kashar, 240 milionë euro te Rruga e Llogarasë, 400 milionë euro te Porti i Durrësit, 170 milionë euro te Check-Up-i dhe 40 milionë euro te skandali 5D, pa llogaritur me mijëra tenderë të tjerë sekretë e vjedhje të përditshme. Ndërsa spitalet tona dergjren pa barna elementare, tokat e stërgjyshërve tanë në bregdet, nga Velipoja në Rrjoll e deri në jug, u rrëmbehen banorëve të ligjshëm me letra të kopsitura për t’ju dhuruar oligarkëve e “investitorëve strategjikë” që janë ortakët e drejtpërdrejtë të këtij regjimi. Dosjet e drejtësisë e raportet ndërkombëtare dëshmuan se si drejtues të lartë policie e zyrtarë shteti bashkëpunonin me krimin e organizuar duke u dekoduar aksionet e duke garancuar paprekshmëri absolute, ndaj çdo përpjekje e studiove mediatike për t’i mveshur fajin “mentalitetit” apo për të trajtuar pasigurinë si plagë sociale është një tradhti e dytë ndaj këtij populli. Zbrazja e fshatrave tona, largimi i rinisë së arsimuar dhe dhimbja e çdo prindi që sheh fëmijët e vet duke marrë rrugët e botës nuk janë fat, por pasojë e një sistemi që shpërblen kriminelin e ndëshkon të ndershmin, prandaj sot reagimi dhe qëndresa nuk kërkojnë më leje nga ekranet e shitura, sepse kur dhimbja dhe poshtërimi arrijnë pikën e vlimit, ky popull do t’i vërë të gjithë përpara pa asnjë mëshirë!
Paulin Maçaj
Shkodër
Burimi/Facebook


Leave a Reply