Sot me 17 Gusht përkujtohet 77 vjetori i Masakrës së Qafë Valmirit, ku regjimi kriminal sllavo-rus i Enver Hoxhës e Mehmet Shehut, ekzekutoi 14 burra të pafajshëm të Mirditës dhe i groposi përsëgjalli në një varr masiv.
Krim i qartë kundër njerzimit dhe genocid. Sepse përpos varjeve, pushkatimeve, burgosjeve dhe internimeve, kjo masakër ndodhi në sy të 3000 mirditorve gra e burra të detyruar për të parë masakrën, me qëllim për të terrorizuar gjithë Mirditën.
Si zakonisht në këto vite të demokracisë, në përkujtim të kësaj DITËKUJTESE kanë marr pjesë familjarë të martirve dhe autoritetet lokale të Partisë Demokratike.
Edhe sot janë familjarë të viktimave, Kryetari i Bashkisë z. Albert Melyshi (pinjoll i njërit prej martirëve), Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Persekutuarve Politik Dega Mirditë, Drejtuesi i Sekretariatit të PP Antikomunistë në PDSH z. Shkëlqim Lepenica
Nuk merr pjesë as Prefekti, as Kryetari i Qarkut, ndonjë ministër jo, Presidenti i Republikës jo e jo! Ai rrin rehat aty, noteron me firmë e heshtje gjithshka kërkon i biri i Kristaqit. Ç’punë ka Presidenti me masakrën e Qafë Valmirit?! Kaq të gjatë ja ka lënë kapistrën Shef Rama.
Përse po e sjellë në vëmendje këtë fakt?
Sepse është shembulli më i mirë i një shoqërie të ndarë në mes ideologjikisht sipas ndarjes së sistemit të kaluar dhe pavarësisht 35 vjet pas rënjes së komunizmit janë njëlloj të ndarë, akoma si në 1945-ën. Nuk ka ndryshuar asgjë në mentalitet, në sjellje dhe në çasje politike. Hipokrizia nuk është ndryshim.
Dhe kjo ka arsyet e veta. Kemi dënuar krimet e komunizmit në letër por nuk kemi dënuar ata që i kryen. Nuk është bërë akoma drejtësi. E majta ndjehet shpirtërisht, ideologjikisht e historikisht trashëgimtare e Organizatës Politike Kriminale PKSH (PPSH). Ndërkohë Kryeministri ndjehet krenar për Kristaqin ani pse 2 vjet para rënjes së komunizmut vari poetin Havzi Nela.
Mospjesmarrja në Ditën e Kujtesës së Masakres më të madhe që ka kryer komunizmi në Mirditë e autoriteteve shtetrore, është të jeshë i pozicionuar në anën e kriminelëve, të jeshë në anën e terroristëve të kuq, të jeshë sadopak edhe sot shtet “TogerBabë”, “AranitÇelë”, “MehmetSheh” e “Enver Hoxhë”.
Unë jam i bindur se kurrfar pendese nuk ka ndodhur ndër kriminelët e kuq dhe trashëgimtarët e tyre biologjik e politik për këto masakra të pashoqe në gjithë lindjen komuniste, që kanë kryer komunistët në emër të komunizmit sllavo-rus.
Përndryshe, si mundet të kaloje pa vëmendje shtetrore 17 Gushti, dita e varrosjes për sëgjalli të 14 Burrave të Mirditës, pa i patur askujt në botë borgj?! Nëse me të vërtetë i kanë dënuar publikisht krimet e komunizmit, duhet të ishte me 17 Gusht në Shënpal të Mirditës edhe Kryetari i Parlamentit, edhe Presidenti, edhe deputetët e Qarkut Lezhë, edhe përfaqësuesit e partive politike.
Qysh në 1995-ën nuk ka patur asnjë përpjekje për dënimin e autorve të këtyre krimeve të tmerrshme. Edhe atëhere kur veproi drejtësia, u vu në lëvizje e gjithë struktura e vjetër (sigurim e parti) dhe i shkaktuan Shqipërisë tragjedinë e 97-ës, vetëm e vetëm për të shpëtuar 72 kriminelë të dënuar për genocid dhe krime kundër njerzimit.
Dhe kështu ndodhi. Autorët e Masakrës së Qafë Valmirit dolën nga burgu, partia i shpalli të pafajshëm, morën edhe shpërblimin dhe kaluan vitet e pensionit duke shijuar lirinë e “Tokës së Premtuar”.
Jemi vërtetë në kohë absurde. Po fole për këto ngjarje e fenomene, po fole për drejtësi menjëherë fillojnë propagandën se duhet tolerancë, mirkuptim e paqe, duke u justifikuar njëlloj si kriminelët vetë, “se kështu ishte koha”, “ta lëmë pas të kaluarën” etj brroçkulla fyese për gjakun e derdhur për liri.
Është mirë të flasish për paqe, madje edhe biblike. Por rruga e paqes nuk është harresa. Paqja ka udhën e vet nga shkohet te ajo.
Fajtori
Ndëshkimi
Pendesa,
Falja
PAQJA.
Si mund të falet dikush që nuk është gjetur fajtor?!
Si mund të falet dikush që nuk ka shfaqur pendesë?!
Si mund të falet dikush që nuk e kërkon faljen?!
Si mund të ketë paqe pa fajtor, ndëshkim e pendesë? Paqe me krimin?!
Komunizmi i urren viktimat që shkakton, prandaj nuk pendohet. Shoqërisë shqiptare akoma edhe sot nuk i ka ikur as frika as dashuria për sistemin kriminal. Prandaj asnjë nga autoritetet shtetrore të partisë bijë të partisë së krimit nuk ka marr pjesë në Ditën e Kujtimit të Masakrës shtetrore komuniste në Qafë Valmiri të Mirditës, në asnjë 17 Gusht.
Ndërkohë, nuk i mjaftojnë gjurmët e të atit, thotë se po le gjurmë në kët vend edhe i biri. Po po le gjurmë. Hidhjani një sy Shqipërisë totalisht të shkretuar, në ekonomi e njerëz, dhe duket se kush na prinë edhe në të 35-in përvjetor të Kujtimit të Martirëve të Lirisë së Qafë-Valmirit.
17.08.2026
Burimi/Facebook


Leave a Reply