MASAKRA E QAF-VALMIRIT KU ME 17 GUSHT 1949 U MASAKRUAN DHE U VARROSEN NE NJE VARR KOLEGTIV 14 BURRA, JURIDIKISHT MBETET PA AUTOR
MASAKRA E QAF-VALMIRIT E KRYER ME 17 GUSHT 1949 NGA QEVERIA KOMUNISTE E ASAJ KOHE MBETET PA AUTOR, PASI GJYKATA E RRETHIT TE MIRDITES NE VITIN 1995 ME NJE VENDIM TE SAJE QE MBETI I FORMES SE PRERE PASI NUK U APELUA NGA FAMILIARET E VIKTIMAVE DHE AS NGA SHOQATA E TE BURGOSUREVE POLITIK TE ASAJ KOHE, JURIDIKISHT MBETET PA AUTOR.
Pas një gjyqi formal të kryesuar nga Bilbil Klosi, të dënuarit u ekzekutuan më 17 gusht 1949:
1. Ded Preng Gjomarkaj, Orosh,
varet në litar.
2. Pjetër D. Vila, Kaçinar, varet në
litar.
3. Dodë Mark Biba, Tenë, Malaj,
varet në litar.
4. Pjetër Paloka, Kaçinar, varet në
litar
5. Nikollë Bardhok Bajraktari,
Rrëshen, pushkatohet.
6. Llesh Gjon Melyshi, Malaj,
pushkatohet.
7. Nikoll Llesh Bajraktari, Orosh,
pushkatohet.
8. Ndrecë Mark Ndoj, Kaçinar,
pushkatohet.
9. Bardhok Dodë Gjini, Prosek,
pushkatohet.
10.Gjin Gjok Kaçi, Bukmirë,
pushkatohet.
11. Gjergj Beleshi, Kthellë Epër,
Pushkatohetet për të vëllanë,
Dodën.
12. Ndoc Gjet Cupi, Blinisht,
pushkatohet.
13. Preng Shkurt Nikolli, Orosh,
pushkatohet.
14. Frrok Mata, Kaçinar,
pushkatohet.
U dënuan me vite të gjata burgimi 80 persona të tjerë. U dogjën mbi 100 kulla dhe u internuan në Tepelenë rreth 2000 (dymijë) persona, kryesisht pleq, plaka, gra e fëmijë mirditorë.
Në shkurt të vitit 1992 u zhvarrosën viktimat e masakrës së Qaf-Valmirit dhe u rivarrosën me nderime në një varr monumental.
Kur Partia Demokratike erdhi në pushtet nga zgjedhjet e 22 marsit 1992, e nisi mbarë duke hapur disa dosje masakrash, përfshi edhe atë të Qaf-Valmirit që u krye me 17 gusht të vitit 1949, si hakmarrje për vrasjen e Shefit të Partisë së Punës (Komuniste) të Rrethit të Mirditës sh. Bardhok Biba, që ndodhi me 7 gusht 1949.
Në vitin 1995 u arrestuan dy nga pjesëmarrsit direkt në atë masakër, Mhill Doçi dhe Ndue Gjin Gjoka.
Pas një periudhe paraburgimi me vendim të gjykatës së rrethit të Mirditës u liruan.
Motivacioni ishte qesharak, pasi u tha se e kërkuan vetë familiarët e viktimave pasi hakun u’a kishte narr vetë diktatori Hoxha duke shpallur armik ish kryeministrin e qeverisë komuniste për 30 vjet sh. Mehmet Shehun i cili u vra në rrethana misterioze. Ose më sakët duke e vrarë atë, pasi ende nuk është zbardhur dosja e vetëvrasjes së kryeministrit e asaj kohe dhe krahut të djathtë të diktatorit Hoxha.
Vendimi i gjykatës së rrethit të Mirditës së asaj kohe që i liroj duke i shpallur të pafajshëm dy të arrestuarit nuk u apelua nga familiarët e viktimave dhe as nga Shoqata e të “Dënuarëve dhe Persekutuarëve Politik” e asaj kohe e rrethit të Mirditës. Kësisoj ai vendim automatikisht mori formën e prerë.
Juridikisht ajo dosje është e vështirë të hapet për arsyen që përmenda më lart.
Sot në Shqipëri konsiderohen të zhdukur edhe rreth 6 mij persona përfshi gra, pleq dhe fëmijë të mitur. Të gjith këta për arsye politike.
@kryesoret
Këto foto flasin sa njëqindmijë fjalë.

Burimi/Facebook


Leave a Reply