Banoret e Gjormit: Nuk është investuar prej dakadash, pushteti na ma harruar
Mungesa e infrastrukturës dhe e ujit të pijshëm ka ngritur në protestë banorët e fshatit Gjorm në Kurbin. Ata u mblodhën në qendër të fshatit, në shenjë indinjate ndaj pushtetit vendor dhe qendror, për të cilin thonë se i ka lënë në harresë dhe nuk ka realizuar investime për përmirësimin e kushteve të jetesës.
Banorët shprehen se degradimi i rrugës me gjatesi rreth 2 km që lidh Gjormin me autostradën Milot–Thumanë dhe aksin nacional Laç–Mamurras ua ka vështirësuar ndjeshëm lëvizjen dhe jetën e përditshme. Një tjetër problem shqetësues, sipas tyre, është mungesa e ujit të pijshëm, te cilin detyrohen ta blejne ose ta mbushin ne burime disa km larg fshatit.
Në mbështetje të banorëve në protestë ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Piroli, së bashku me këshilltarët opozitarë të Bashkisë Kurbin, Albert Ndoci dhe Safedin Lika. Ata kërkuan ndërhyrjen e institucioneve për zgjidhjen e problematikave të ngritura nga banorët.
Në fshatin Gjorm jetojnë mbi 250 familje, të cilat përballen prej vitesh me mungesën e investimeve në infrastrukturë dhe shërbimet bazë. Shqetesim mbetet dhe permbytjet e vazhdueshme kur ka reshje shiu si dhe mungesa e mbrojtese anesore ne uren mbi kanalin e ujerave te larta, çka po rrezikon jeten e femijeve.
Burimi/Facebook/PIK TV


Leave a Reply