Çdo ditë sëbashku s’është veç lumturi,
por është drita që u jep viteve shkëlqime,
është buzëqeshja që bëhet ylber në stuhi,
është dora që s’u largua kurrë nga dora ime.
Rrugët nuk qenë gjithmonë shtruar me lule,
por çdo sfide ditëm t’i jepnim përgjigje,
dhe udha më e vështirë kthehet në shetitje,
kur puthja bëhet urë që lidh dy brigje.
Pranë teje mësova se dashuria
nuk është vetëm më e bukura stinë,
ajo di t’i marrë gurët nga zemra e malit
e me to të ngrejë kështjellë lumturinë.
Sot, kur vështrimin kthejmë pas,
rrugës sonë asgjë nuk është zhdukur,
aty janë hapat që hodhëm krah për krah,
ata janë fitorja jonë më e bukur.
Ndue Lazri


Leave a Reply