Kryeministri i Republikës së Turqisë, Bülent Ecevit, luajti një rol kyç në vitin 1999 duke kundërshtuar dhe frenuar lëvizjen e flotës ruse drejt detit Adriatik, gjatë kohës që NATO kryente bombardimet kundër Jugosllavisë për të ndaluar spastrimin etnik në Kosovë.
Në prill të vitit 1999, Rusia deklaroi se do të dërgonte një flotë luftanijesh nga Deti i Zi (përfshirë anijen “Admiral Golovko”) drejt Mesdheut dhe Adriatikut për të monitoruar situatën dhe për të mbështetur regjimin e Sllobodan Millosheviçit, duke penguar bombardimin e forcave të NATO-s mbi Serbinë.
Politika e gjenocidit me mështetjen e Rusisë që ushtronte Sllobodan Millosheviqi mbi shqiptarët e Kosovës, ishte bërë një realitet tronditës edhe për mbarë opinionin ndërkombëtar.
Por Kryeministri turk Bylent Exhevit ato ditë në ekranet televizive doli me deklaratën e tij bombastike duke thënë:
“Shteti dhe Forcat e Armatosura të Turqisë janë në krah të popullit vëlla shqiptar dhe nuk do të lejojnë askënd të prekë kufijtë dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë. Në rast nevoje, vazhdoi ai, Turqia do të mbrojë së bashku me Shqipërinë sovranitetin dhe pavarësinë e popullit mik dhe vëlla të Shqipërisë”.
Kjo deklaratë u transmetua në të gjitha agjencitë e lajmeve të botës dhe u botua në shtypin kryesor të shumë vendeve perendimore!
Këtë ngjarje në memoaret e veta e ka të dëshmuar vet Ish-Kryemistri i Shqipërisë z. Pandeli Majko, që ia vlen të ndëgjohen edhe sot e kësaj dite, kur në Kosovë kemi krizë politike, duke haruar shumë shpejtë një të kaluar tepër të shkurt nga koha e luftës së UÇK-së për pavarësinë e Kosovës.
Burimi/Facebook


Leave a Reply