Këto pamje nga filmi “Skënderbeu” i vitit 1953 u xhiruan pranë kësaj kishe shqiptare, aty ku kinemaja përjetësoi Kuvendin e Lezhës dhe figurën e Gjergj Kastriotit.
Në vitin 1967, diktatura komuniste mbylli kultet dhe shkatërroi ose tjetërsoi mijëra kisha, xhami, teqe e manastire. Edhe Shën Prokopi u kthye në bar-restorant dhe iu gjymtua arkitektura. Vetëm në vitin 1993 iu rikthye funksionit fetar, por me një pamje të ndryshuar. Së fundmi u shkatërrua plotësisht dhe u kthye në kishë Greke si në arkitekturë, gjuhë, dhe kler. Siç duket drejtuesit 35 vjeçar të KOASH-it mësuan shumë nga komunizmi i cili nuk shembi vetëm muret: ai kërkoi të zhdukte besimin, kujtesën dhe rrënjët e shqiptarëve.
Pas vitit 1991, shumë shqiptarë shpresuan se Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të ringjallte jo vetëm besimin, por edhe gjuhën shqipe, atdhetarizmin dhe trashëgiminë e Fan Nolit. Por ngritja e godinave të reja nuk mjafton, nëse bashkë me to nuk ruhet identiteti shqiptar.
Shqetësimet për ndikimin grek, ndryshimin e arkitekturës së kishave të vjetra dhe zbehjen e simbolikës kombëtare kërkojnë përgjigje të dokumentuara, jo heshtje. Përse flamuri shqiptar nuk shfaqet në asnjë kishë ortodokse në territorin Shqiptar?
Flamuri, i vetëm, nuk është provë e atdhetarizmit. Por autoqefalia nuk mund të mbetet vetëm një fjalë në statut. Ajo duhet të duket në gjuhë, drejtim, kulturë, arsim dhe kujtesë.
Besimi ortodoks është universal, por Kisha Autoqefale e Shqipërisë duhet të jetë qartësisht e shqiptarëve.
Çfarë do të mendonte Gjergj Kastrioti për ne sot?
Mjerë ne, nëse vazhdojmë të heshtim ndërsa humbasim kujtesën dhe identitetin tonë!
Burimi/Facebook/Albanian Historical Society


Leave a Reply