Përshëndetje, ish ushtaraku, shkrim- tari dhe intelektuali mendjehapur, zotëri Ndricim Mesiti,
Mendoj se Juve gaboheni mjaft, kur u thoni protestuesve, që përmbi 70 ditë protestojnë, duke thirrur: “Rama në burg! Berisha në burg”, duke i ‘këshilluar’ me sugjerimin: “Largohuni nga Kryeministria. Nuk ua ka fajin kryeministri.”…; sepse fatkeqësisht nuk e kuptoni ende racionalitetin e intuitën e protestuesve.
Shoqëria Civile proteston me kurajo, sepse ndjen faktin se dyada politike destruktive “Berisha – Rama” ka tradhëtuar haptazi për 18 vite rresht Shtetin Unik Ligjor Kombëtar të Republikës, duke kryer tradhëtinë e lartë, ose kompllotin e madh’ antikushtetues, të kryer më 21 prill 2008, kur, pa’ bërë referendum popullor, brenda gjysëm ore, me Ligjin absolutisht të pavlefshëm Nr.9904, datë 21.04.2008 ndryshuan 11 nene Kushtetuese themeltare të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, de jure ende në fuqi, të miratuar nga Sovrani Popull me Referendumin e datës 21 Tetor 1998.
Lind pyetja ftilluese: pse askush nga lidërshipi aktual i klasës politike ekzistuese, përfshi presidentin kukull të supertradhëtarit politik Edvin (Edi) Rama, nuk n’a thotë, pa’ përdorur retorikë tautologjike boshe, shkaqet se përse për 36 vite rresht në Shqipëri zbatohet marrëveshja antishqiptare e Katovicës dhe deri kur do lejohen të ekzistojnë faktet destruktive strategjiike ‘uluritëse’ vijuese:
1. Përse Shqipëria nuk ka ende Shtet Unik Ligjor Kombëtar?.
2. Kush ka lejuar që dyada destruktive Rama – Berisha të tradhëtojë haptazi, me pucin antikushtetues të datës 21.04.2008, Shtetin Unik Ligjor Kombëtar, duke i pushtuar e grabitur Pushtetin e Pavarur Shtetëror Legjislativ…?!.
3. Përse Republikës së Albania i mungon Pushteti Kryesor Shtetëror Legjislativ dhe ky Pushtet është ‘deleguar’ në vartësi të tradhëtarëve politikë Rama – Berisha; të cilët gjenerojnë frymë antiatdhetare, mercenarizëm dhe antidemokraci antikushtetuese…?!.
4. Pse Shqipëria, prej 18 vitesh rresht, nga data 21 prill 2008 deri sot, kur është data 12 gusht 2026, nuk ka asnjë Deputetë të Zgjedhur drejpërsë- drejti në 100 zona elektorale një emërore, sic sanksionohet në nenin 64 të Ligjit Nr.8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”; që de jure është në fuqi, sepse Ligji Nr.9904, datë 21.04.2008 ‘Për disa ndryshime në Ligjin Nr.8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” është absolutisht i pavlefshëm dhe de jure asnjëherë nuk ka hyrë në fuqi…?!.
5. Pse prej 18 vitesh nuk lejohet, nga tradhëtarët politikë Rama – Berisha, që Populli Shqiptarë të jetë Sovran i Republikës dhe 140 deputetët emërohen prej tyre me lista të mbyllura, ashtu sic kërkon platforma ideologjike e Katovicës jodemokra- tike…?!.
6. Pse Shteti Unik Ligjor Kombëtar e Sovraniteti Shtetëror i Republikës nuk varet nga Sovrani Ligjor i miratuar me Referendumin Popullor të datës 21.10.1998, por nga nga urdhëresat superligjorë të dy neodiktatorëve Rama – Berisha…?!.
7. Pse kemi parti – Shtet jo llogari- dhënëse, sic konstatohet dyada antidemokratike PS-PD; të cilat nuk ekzistojnë si forca politike visionare, llogaridhënëse dhe shërbëtore besnikë të Shtetit Unik Ligjor Kombëtar; për shkak se kanë lejuar të drejtohen për 36 vite rresht nga nga lidërshipi politik antishqiptarë Rama – Berisha; të cilët aktrojnë në skenën politike gjithmonë kundër Interesit të Përgjithshëm Kombëtar…?!.
8. Përse nuk ekziston Shteti Unik Ligjor Kombëtar me vizion atdhedashurie dhe dëshirë e vullnet për Mirëqënie Popullore…?!.
9. Pse një Popull me cilësi Luani nuk lejohet të jetë Sovran i Republikës dhe të ketë si mjet reflektimi Shtetin Unik Ligjor Kombëtar të Shqipërisë?!. Pse lejohet nga politikanët tradhëtarë e jollogaridhënës ndaj Shtetit Unik Ligjor Kombëtar, Rama – Berisha, moszhvilli- mi i Sistemit Demokratik Kapitalist në vendin tonë…?!.
Mendoj, pa’ pikëpamje dyshuese, se Republika e Shqipërisë ka nevojë për politikanë me virtyte idealista, patriotë dhe misionarë të përulur e besnikë deri në VDEKJE ndaj Sovranit Popull SHQIPTAR; të cilët të zbatojnë Imperativin Kategorik Kombëtar, duke pranuar të bien edhe dëshmorë në shërbim të Republikës dhe jo të shndërrohen në sundimtarë dhe pushtues të Shtetit Unik Ligjor Kombëtar të Republikës…; ku llogaridhënia është Procedurë Kushtetuese e zakonëshme; brenda së cilës funksionon përulja ligjore ndaj Shtetit Unik Ligjor Kombëtar e besni- këria hyjnore deri në VDEKJE ndaj Interesit të Përgjithshëm…; ndarja përgjithmonë e partive politike nga Shteti dhe bindja e nënshtrimi vullnetar, ose imponimi i tyre proceduarial me mjetet e diktaturës Ligjore, duke dëbuar, me vendime të Pushtetit të Pavarur Shtetëror Gjyqësor, nga Skena Politike Kombëtare të pa aftët, poliagjentët, agjentët e tradhëtarët; ku nuk duhet të aktrojnë më politikanët antishqiptarë ekzistues, ose klasa politike mercenarë, pa’ parime, superligjore dhe jo llogaridhënëse, me dyadën, tradhëtare ndaj Shtetit Unik Ligjor Kombëtar të Republikës së Shqipërisë, Rama – Berisha në krye.
Vladimir Lulaj, Kryetar i partisë centriste të Mirëqënies Popullore të Republikës së Shqipërisë.
Vlorë, më 12 gusht 2026.
Burimi/Facebook/Beslidhja Shqiptare Ne Botë


Leave a Reply