Për vite me radhë kemi parë individë që fyejnë heronjtë dhe figurat kombëtare shqiptare, madje edhe raste të rënda ndaj monumenteve tona, dhe shpesh kemi parë heshtje institucionale, ndërsa unë, për protestën kundër vendosjes së flamurit turk, të betonizuar në HEC-in e Qafë-Mollës, Mirditë, dhe për thirrjet kundër pllakës me emrin Rexhep Tahip Erdogan në Laç, Kurbin, u përballa me drejtësinë shqiptare dhe, sipas vendimeve të dhëna ndaj meje, me gjithsej 5 vite burgim, (dy për flamurin dhe tre për pllakën).
Shkon deri aty sa drejtësia shqiptare më shpall në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, ndërsa gjykata franceze rrëzon kërkesën për ekstradimin tim, por, sapo njoftohet për këtë vendim të drejtësisë franceze, drejtësia shqiptare më dënon përsëri, në mungesë, me tre vite burgim.
Pyetja është e thjeshtë, pse kaq shumë ashpërsi ndaj dikujt që ngre zërin për simbolet dhe dinjitetin e vendit të tij, ndërsa ndaj atyre që fyejnë heronjtë tanë nuk shohim të njëjtin standard?
Unë nuk kërkoj privilegj dhe as imunitet, kërkoj vetëm drejtësi të barabartë, sepse në një shtet të së drejtës, ligji nuk duhet të ketë një peshore për shqiptarin dhe një tjetër për anti-shqiptarin.
Nëse Shqipëria është shtet sovran, atëherë le të jetë edhe drejtësia sovrane, e barabartë dhe e njëjtë për të gjithë!
Zoti qoftë me Kombin Shqiptarë.
Ju përshëndes përzemërsisht.
Burimi/Facebook


Leave a Reply