Ajo që ndodhi sot në Kuvend, me zhurmën dhe pengimin e opozitës, shpjegohet me dy gjëra:
Opozita e dërgoi vendin në zgjedhje në qershor duke thënë: “E keni konstituuar Kuvendin, e keni formuar Qeverinë, tash mos kërkoni nga ne të bëjmë marrëveshje për Presidentin. Është dashur që fillimisht të merremi vesh për Presidentin.”
Tash, kur ne po themi të merremi vesh për Presidentin, ta konstituojmë Kuvendin dhe ta formojmë Qeverinë, opozita po thotë: “Jo, nuk duam.”
Ne mund ta konstituojmë Kuvendin dhe ta formojmë Qeverinë edhe pa opozitën, sepse populli na ka votuar që ta bëjmë edhe vetë. Por ne po duam të merremi vesh për Presidentin, sepse pa marrëveshje shkojmë në zgjedhje.
Opozita, ndërkaq, po do që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi, të nisë të rrjedhë afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit dhe, në fund, të shkojmë përsëri në zgjedhje.
Pra, ne po kërkojmë marrëveshje për ta shmangur krizën, ndërsa opozita po refuzon marrëveshjen sepse po do zgjedhje.
Burimi/Facebook


Leave a Reply