Së pari, duhet të falënderohet ideatori dhe propozuesi, Marin Mema, për këtë mrekulli kushtuar Mbretëreshës Ilire, Teutës.Statuja të tilla duhet të ngrihen edhe në vende të tjera, për figura të shquara të historisë sonë, si Glauku, Pirroja etj.
Krenaria kombëtare ndërtohet duke kujtuar dhe nderuar heronjtë tanë kombëtarë, jo vetëm ata të kohëve të fundit, por që nga Antikiteti e deri në ditët e sotme.
Figurat e pushtuesve dhe të bashkëpunëtorëve të tyre duhet të ndalohen dhe të sanksionohen me ligj.
Vetëm duke ruajtur dhe promovuar vlerat tona kombëtare, do të vlerësohemi dhe do të pranohemi si një popull me rrënjë të lashta në qytetërimin evropian.
Mjafton të shohim se sa të nderuar dhe të respektuar janë popujt grekë përmes ruajtjes dhe nderimit të monumenteve dhe figurave të tyre të lashta e historike, të cilat përbëjnë një pasuri të jashtëzakonshme të trashëgimisë evropiane.
Po ashtu, edhe Italia tregon një kujdes të veçantë për figurat dhe trashëgiminë e saj romake, duke i ruajtur dhe nderuar si pjesë të rëndësishme të historisë së saj.
Edhe ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë me figurat tona historike dhe me trashëgiminë tonë kombëtare: t’i kujtojmë, t’i nderojmë dhe t’ua përcjellim brezave të ardhshëm.
Burimi/Facebook


Leave a Reply