Protesta nisi si një reagim ndaj një personi të zvarritur në Zvërnec nga dy punonjës policie privatë. Reagimi ishte i menjëhershëm dhe, për nga forma e organizimit, edhe për t’u admiruar. Qytetarët e Tiranës dolën në rrugë me shpresën e rrëzimit të Ramës.
Më pas protesta mori një emër tjetër: “Revolucioni Flamingo”.
Në diskursin e saj u ndërthurën çështja e Rrjollit me atë të Zvërnecit, Ku kundërshtohej edhe projekti i lidhur me Kushnerin. E majta europiane dhe një pjesë e mediave të saj e cilësuan protestën si një “revolucion në Shqipëri” kundër investimeve të familjes Trump. Jehona ishte e madhe.
Konflikti politik mes së majtës europiane dhe Donald Trumpit po shfaqej tashmë edhe në Shqipëri. Në mbështetje të protestës nuk munguan as eurodeputetë të së majtës, të cilët dolën në podium dhe deklaruan hapur mbështetjen e tyre.
Por, me kalimin e ditëve, folës të ndryshëm nisën të flisnin për hallet dhe shqetësimet e tyre. Problemi ishte se, Në asnjë moment, këto shqetësime nuk u shndërruan në kërkesa të qarta dhe konkrete ndaj kryeministrit Rama.
Protesta vazhdoi pa një grup organizator të deklaruar publikisht Dhe për një kohë të gjatë, Pa një platformë të qartë kërkesash.
U deshën plot 23 ditë që grupi organizator, ende i padeklaruar qartë, Të dilte me pesë kërkesa konkrete.
Por të pesë kërkesat janë politike. Asnjëra nuk është ekonomike.
Ditët kalojnë, por fenomeni i mikrofonit vazhdon. Vazhdon komandimi i podiumit dhe, mbi të gjitha, moslejimi i zërave realë që mund të sjellin një këndvështrim ndryshe. Në atë mikrofon shfaqen çdo ditë ide të së majtës, deri aty sa protestuesve u jepet edhe “leksion” për Karl Marksin.
Ndërkohë, thirrja “Shqipëria kërkon revolucion” është kthyer në motiv kryesor.
Dhe kur flitet për revolucion, shumë prej folësve nisin të flasin edhe për dëshmorë. Përmendet Avni Rustemi. Në ekstazën e mikrofonit dëgjohen deklarata për zvarritje, madje edhe për vrasje me gurë. E gjithë kjo, ndërkohë që protesta vazhdon të cilësohet si një “revolucion paqësor”.
Këtu lind pyetja: A mund të quhet paqësor një revolucion që, nga podiumi, fillon të flasë për dëshmorë, heronj dhe përshkallëzim?
Përkrahja e një pjese të medias botërore ndaj protestës, si dhe mënyra se si ajo prezantohet jashtë Shqipërisë Deri në deklarime se në Tiranë po zhvillohet një protestë kundër Trumpit Ata tregojnë se kësaj proteste po i jepet një dimension shumë më i gjerë sesa problemet konkrete me të cilat nisi.
Dhe kjo e bën të domosdoshme një pyetje tjetër: A po kërkohet përshkallëzimi i protestës?
Përshkallëzimi mund të vijë edhe përmes një “incidenti spontan”.
Fakti që grupi organizator nuk është deklaruar qartë, ndërsa protesta vazhdon prej ditësh dhe tani ka një platformë politike, ngre një tjetër pikëpyetje: Kush mban përgjegjësi nëse situata del nga kontrolli?
Askush nuk duhet të dëshirojë dhunë. Askush nuk duhet të kërkojë dëshmorë.
Por pikërisht për këtë arsye, çdo deklaratë që romantizon revolucionin, përmend heronj e dëshmorë apo Pra justifikon përshkallëzimin I cili duhet parë me shumë kujdes. Sidomos kur protesta po merr një dimension ndërkombëtar.
Me afrimin e zgjedhjeve në SHBA, Çdo konflikt politik që mund të përdoret si argument kundër Trumpit dhe republikanëve Merr një rëndësi të veçantë në betejën politike amerikane. Pasi dhe kundërshtarët e Trump e rrepublikanve, në nisien e fushatës, po deklarojnë se. “Trump po vjedh tokat në Shqipëri”
Dhe lind dyshimi nëse Shqipëria po përdoret si një fushëbetejë politike për një konflikt që shkon shumë përtej saj.
Historia na kujton se Shqipëria nuk ka qenë gjithmonë vetëm vendi ku zhvillohen betejat shqiptare. Që nga përplasja e Çezarit me Pompeun, territori shqiptar ka parë edhe konflikte që kishin dimension shumë më të gjerë se vetë vendi.
Sot, pyetja është nëse po ndodh diçka e ngjashme në një formë moderne.
A po zhvillohet në Shqipëri një betejë politike që në të vërtetë lidhet me përplasjen mes së majtës ndërkombëtare dhe Trumpit?
Nuk mund ta themi ende plotësisht Por ajo që duhet parë me shumë vëmendje është diçka tjetër: A do të ketë dëshmorë dhe heronj në këtë protestë që kërkon të zhvillojë një “revolucion”?
Faza e parë u mbyll me incidente të vogla. Sipas asaj që deklaron grupi organizator në hije, Tashmë ka filluar faza e dytë e protestës.
Por askush nuk ka deklaruar se sa faza është planifikuar të ketë.
Dhe, mbi të gjitha Në cilën fazë fillon “revolucioni paqësor”?
Koha do të na japë përgjigjet. Dhe, me sa duket, edhe mjaft surpriza.
Kujdes spunët
Burimi/Facebook


Leave a Reply