Kete nuk e them une por e tha plot bindje e siguri publikisht ish krye Hetuesi i fundit i diktatures dhe rregjimit komunist shqiptar Qemal Lame ne dy intervista te tijat televizive te para do kohe.
Te pakten krahasuar me shume te tjere ish zyrtare te larte te atij rregjimi qe kane treguar vazhdimisht te njejtin skenar si te rregjimit e te vete E.Hoxhes ketu e 46 vjet me pare z.Lame tha dicka ndryshe e kurajoze …madje edhe kerkoj falje publike per pjesen e tij te fajit per aq sa i takonte duke qene bashkepunetor i rangut te larte te atij regjimi kriminal.
Nderkohe qe shume te tjere kane heshtur, jane fshehur, vazhdojne te genjejne e s’ kane gjetur kurre kurajon e guximin ti kerkojne falje atij vendi e atij populli per Malin me krime pjese e te cilave jane edhe ata vete .
Une personalisht nuk mund ta fal dot kaq kollaj nje personazh te tille si Q.Lame aq me shume per poziten e larte e delikate qe mbajti per jo pak kohe ne ate regjim …megjitheate e riperseris …tha dicka kurajoze per sistemin gjakatar te asaj kohe …dhe personalisht kerkoj ndjese publike .
Dhe kjo nuk eshte pak…aq me shume kur rrefeu me kurajo shume nga ngjarjet e krimet e renda te asaj kohe .
….Ne shtepine e M.Shehut ate nate qe ndodhi vrasja e tij kane hyre 2 persona…ai qe ishte ngarkuar qe ta qellonte e ta vriste nuk pati kurajo ta ekzekutonte kryeministrin me jete gjate te Shqiperise ndaj dhe menjehere pistoleten e mori ne dore vete Kadri Hazbiu qe ishte njeri nga dy personat qe kishin hyre tashme ne dhomen e gjumit te Shehut …ai e qelloi dhe e vrau me doren e vet.
Ndaj e them me siguri te plote se Mehmeti nuk vrau veten por ate e vrau Kadri Hazbiu.
Tre personat e pare qe erdhen menjehere ne vend ngjarje mes tyre edhe Ministri i Shendetesise i asaj kohe Ll.Zicishti pohuan njezeri…kjo nuk eshte vete – vrasje por vrasje e paster.
Te nesermen e pak me pas ata te tre u arrestuan e gati 2 vjet me pas do te pushkatoheshin ne te njejten periudhe kohore me vete Hazbiun ( te cilin e pushkatuan pasi me pare e kishin lene te vdekur qe ne burg ) e ne te njejtin vend ku ishin pushkatuar pak vite me pare edhe B.Balluku, P.Dume e H.Cako .
Edhe Fiqirete Shehu bashkeshortja e Mehmetit nuk pati vdekje naturale sic tha per te rregjimi aso kohe…e konfirmoj se ate e helmuan permes ushqimit ne burgun e Torovices ne Lezhe.
Persa i perket djalit te madh te Mehmetit – Vladimirit inxhinjer elektronik sqaroj se …ai nuk vrau vehten duke rene ne kontakt ne nje voltazh te larte te rrymes elektrike sikurse u tha asaj kohe per vdekjen e tij.
Ate e vrau permes nje kurthi te tille kanibal Sigurimi i Shtetit …sepse figuronte si deshmitar me rrezikshmeri te larte reth Dosjes – M.Shehu…ndaj dhe duhej hequr qafe nje ore e me pare …edhe kete per shkak te pozites sime te asaj kohe …e them me bindje e siguri absolute …pohoi ish krye hetuesi i frikshem i asaj kohe Qemal Lame.
Vone…por me mire vone se kurre aq me shume ne sherbim te historise sone te rrefyer e te shkruar sic kane dashur ” fitimtaret ” kriminele qe e masakruan ate vend e ate popull per dekada me radhe…
Edhe pse …e vrane apo vrau veten…e c’ rendesi ka tashme …do te thoshte vite me pare ne Focusin e tij te famshem gazetari Robert Papa .
A.R.D
Burimi/Facebook


Leave a Reply