Kërmat politike, Rama me shokë, na quajtën Sorra. Personalish, zgjedh të jem Sorrë.
Nëse do të flasim për sorra, duhet të dime një gjë, sorra është shpend i zgjuar. Ka kujtesë, përshtatet, bashkëpunon dhe nuk mashtrohet lehtë.
Pra, si sorra, edhe ne nuk harrojmë politikën 34-vjeçare të këtij sistemi të kalbur dhe këtë qeveri që po ia nxin jetën çdo shqiptari.
Sorra ka edhe një zakon tjetër, mblidhen aty ku ndjejnë erën e kërmës.
Meqë kaq shumë “sorra” po mblidhen rreth qeverisë, problemi nuk janë sorrat, por cofëtina në ndërtesën e Kryeministrisë.
Sorrat nuk e krijojnë cofëtinën. Ato thjesht e gjejnë.
Prandaj, herën tjetër mos u merrni me sorrat.
Shikoni më mirë pse po mblidhen kaq shumë prej tyre aty.
Kur një qeveri ndihet e rrethuar nga sorra, pyetja nuk është:
Pse kanë ardhur sorrat?
Pyetja është:
Kush po mban erë cofëtine?
Burimi/Facebook


Leave a Reply