Ndoshta e keni kuptuar që në protestë janë bërë bashkë komunistë edhe ballistë.Emëruesi i përbashkët është antikonformizmi….dëshira për një shtet të së drejtës…ndjenja atdhetare dhe përgjegjësia qytetare.
Djali me megafon quhet Orion Çela.Ka plot 72 ditë që nuk ka reshtur së protestuari.E mban gjithmonë megafonin me vete dhe parullën Rama Burg -Berisha Burg e qan…i jehon zëri fuqishëm sa kumbon në gjith bulevardin.Nuk ri në krye por jo larg kreut dhe edhe unë po aty..Është student dhe jam duke e trajnuar si t’i organizojë studentët(haha..shaka)
Djali me kapelen e nacionalistit quhet Ali Bruci dhe është nga Lura.Gjatë 72 ditëve protestë thërret poshtë komunistat-poshtë Komunizmi
Dy ditë më parë po i shpjegoja Orionit se nuk duhet thënë poshtë komunistët.Në Shqipëri ka pasur shumë komunistë të thjeshtë dhe ata mërziten nga kjo thirrje…70 % e Shqipëtarëve janë nostalgjikë për regjimin pavarësisht varfërisë ekstreme.
-Po tallesh ma ktheu Orioni…unë kam plakun komunist më tha.Në fillim më thoshte ju financon Irani ndërsa tani më thotë ju ka nxjerë në shesh Edi Rama.
Sot takova Ali Bruci me kapele nacionalisti.Ja thashë me marifet arsyen pse s’duhet thënë poshtë komunistët …u zbut disi edhe pse e di që do vazhdojë t’a thotë poshtë komunizmi.
Ishte djalë me zemër dhe nacionalist i thekur…
E miq…ja këta janë në shesh…
Të gjithë për Shqipërinë…

Burimi/Facebook


Leave a Reply