Me përfundimin e mandatit tim si Drejtues i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Danimarkë, dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë ata që ishin pjesë e këtij udhëtimi të rëndësishëm në jetën time profesionale dhe personale.
Ishte një privilegj i veçantë të përfaqësoj Republikën e Kosovës në Danimarkë dhe të kontribuoj në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve tona, diasporës sonë dhe miqësisë mes popujve tanë.
Jam thellësisht mirënjohës ndaj kolegëve dhe partnerëve danezë, institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe diasporës tonë në Danimarkë për besimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Nga kjo detyrë largohem me përvoja të çmuara dhe miqësi që do t’i ruaj me respekt.
Qëllimet për të cilat punova nuk u arritën vetëm. Pas çdo angazhimi qëndronte mbështetja, përkushtimi dhe bashkëpunimi i shumë njerëzve nga diaspora jonë, të cilët i përqafuan objektivat e përbashkëta dhe kontribuuan me përkushtim në realizimin e tyre.
JU FALEMINDERIT të gjithëve që e bëtë këtë përvojë kaq të veçantë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply