Lexo me kujdes dhe mendo sikur ende nuk ke krijuar familje dhe si do ta krijosh neser me ndihmen e Zotit.
Me zemer për ju nga unë Labi, me përvojat e jetes sime se si funksioni gjithçka mirë deri më sot.
Veq deshta me ju thanë djemve shqiptarë, atyre që janë sot gjallë, e uroj që një ditë këtë shkrim ta lexojnë edhe brezat që vijnë, që ta kuptojnë pse je shqiptar dhe pse duhet të mbetesh i tillë.
“Fëmija shqiptar jeton për prindërit, për familljen dhe jo vetëm për veten e tij.”
Djema, në moshën 19-vjeçare unë nuk kam pasur as biçikletë, e lëre më veturë.
Kur dashurova një vajzë, e sot ajo është gruaja ime Hana. Që nga dita e parë, Hana e ka ditur se nana dhe baba për mua nuk lihen kurrë anash. Dhe më besoni, prej ditës që kam filluar të punoj e deri sot, asnjëherë nuk i kam lënë vetëm. Besoj me gjithë zemër se Zoti i Madhërishëm më ka dhuruar shumë të mira sepse unë jam munduar t’i nderoj e t’i respektoj prindërit e mi, por krahas kësaj i kam dhuruar tana te mirat edhe Hanës.
O Zot… e kujtoj një kohë kur vetëm një muaj kam qenë i sëmurë kur isha 13 vjeç dhe baba më mbante në shpinë për të më çuar te mjeku. Si mund t’ia kthej sot shpinën unë atij, vetëm pse kam fituar disa para apo sepse jam martuar?
Pa dyshim, vëllezërit ndahen, jetojnë edhe në mërgim, secili krijon familjen e vet. Por çdo grua duhet ta kuptojë se djali e ka detyrë morale të kujdeset për prindërit e tij. Ajo grua sot apo neser nuk e ka atë barrë financiare, por të paktën të mos e pengojë burrin në atë detyrë që të ju sherbejë edhe prinderve te tij! Kështu ruhet paqja, respekti dhe lumturia në familje se marun qiftet e reja duke u ndarë…! Jam kunder kësaj dukurie.
A e dini se kam shpenzuar qindra mijëra euro, ndoshta edhe miliona në jetë, por Hana nuk më ka thënë asnjëherë: “Mos e bëj këtë për nanën e babën”, “Mos u jep para”, apo “Mos i dërgo në pushime”.
Përkundrazi, çdo vit nanën time e dërgoj në Haxh ose Umre, ndërsa babën në pushime dhe kjo më mban ky që jam sot se e kam kuptuar se kush ka vlere me shumë paraja apo njerezia-familja!
Mendoj shpesh për ata që i humbën prindërit në luftë dhe ende sot i kërkojnë. Po t’i kishin gjallë, do të ishin njerëzit më të lumtur në botë.
Prandaj unë jam munduar të jetoj sikur prindërit e mi të mos i kisha më, apo të më ishin vrarë në luftë , me ate ndjenje kam jetuar shpesh që t’ua di vlerën çdo ditë sa i kam pranë. Ata janë gjallë, falë Zotit, dhe unë nuk dua të humbas asnjë mundësi për t’i nderuar e për t’i gëzuar.
Falënderues jam për jetë ndaj Hanës, vëllait tim, Milotit, dhe kunatës sime, Diarinës, që bashkë janë kujdesur për prindërit tanë si për sytë e ballit.
Po ashtu, uroj që edhe vajza ime nesër ta kuptojë këtë vlerë dhe ta respektojë dashurinë e burrit të saj për prindërit e tij, sepse ai që i respekton prindërit e vet, di të respektojë edhe familjen e tij që krijon nesër.
Lereni mashkullin- burrin të veprojë si t’ia do zemra e tij, me besoni që nesër do ta keni një jetë me plot gezime në familje.
E kuptoj që ka pengesa martesa ama e thash më lartë se: djali shqiptar nuk jeton e punon vetem për vete dhe gruan e femijet! Ai punon edhe për prinderit e tij, por është edhe një fenomen: ai kujdeset edhe për nanën e babën e nuses.
Ky është dallimi me popujt-me djemt shqiptar.
Respektoni prindërit sa i keni gjallë se asnjë pasuri në këtë botë nuk ua zë vendin.
Faleminderit për leximin tuaj
Sinqerisht,
Labi, Kosovë e Shqipërisë
Burimi/Facebook


Leave a Reply