kushtuat Nënë Terezes (me zimpozjumin mbajtun sot në akademin e shkencave)
——
Sot e mot je shqiptare, përjetësisht e shenjtë,
Dashurinë në zemra mbolle, si dritë e si shpresë.
U bëre nënë për fëmijët, strehë për çdo shpirt,
Shqip në parajsë sot lutesh, me engjëjt në amshim.
Në shërbim të paqes ishe, bekim për njerëzimin,
Si rrezatim i diellit ndriçove çdo errësirë.
Galaktikat të përkulen, në heshtje e në dritë,
E duart e tua të lodhura, tash prehen në paqe.
Klithmat e tua kërkuan drejtësi e barazi,
Si agimi që lind, shpresë i dhe njerëzimit.
Me dashurinë shqiptare ngrite themele mirësie,
E sot në parajsë mbretëron, me lavdi e përjetësi.
o shpirt i bekuar, mes kerubinëve qëndron,
Në kopshtet e parajsës yjet të buzëqeshin.
Emri yt do të jetojë përgjithmonë,
Sepse dashuria nuk vdes kurrë,
je ba dritë në amshim shqiptarja me shqiponjë
Burimi/Facebook


Leave a Reply