Nga cikli: Çmontimi i propagandës kundra protestës
Lëvizja e protestave të qershorit ka liderët nismëtarë më të aftë, më të sinqertë, më të mençur, më të devotshëm, më karizmatikë se të gjithë këta që mbahen për liderë të mëdhenj politikë me stazh të gjatë. E dini pse, miq? Per faktin e thjeshte se ata realizuan numrat e protestuesve që u munduan t’i arrinin të gjithë liderët, përfshirë atë me “monopolin” e opozitës së madhe. Pas akuzave për korrupsion për Ballukun, kur filloi së marri tatëpjetën pushteti i Ramës, e provuan të gjithë me protestat, por askujt nuk i shkuan pas shqiptarët. Dhe e dini pse, miq? Se shqiptarët janë shumë më të zgjuar sesa i konsideronin këta liderë. Shqiptarët të peshojnë. Sa kilogramë dhe sa gramë je. Në politikë, pesha është besimi që krijon minus zhgënjimin që krijon. Dhe rezultoi se këta ishin peshë pupël, sa një pupël e pelikanit kaçurrel.
Populli i Tiranës besoi Lucianën e Rrjollit, Arbenin e mjedisit, Marinin e thesareve kombëtare dhe fshatrave të braktisur, Entelën e TID Durrësit, Edviolin e Dukatit, Bledarin, heroin e muraleve me heronj, Frrokun e denoncimit te vjedhjeve ne mjekesi e të tjerëve, sepse i ka parë të ndeshen për të drejtën dhe kauzat e tyre me dinjitet, me durim, me këmbëngulje, me mençuri, me kurajë edhe në dhimbje, fitore apo humbje. Te ata, populli i Tiranës dhe gjithë shqiptarët panë njeriun e vërtetë e të afërt me veten, jo të shtirur si shumica e politikanëve tanë që të përulen e të buzëqeshin kur të kërkojnë votën dhe të harrojnë që ekziston për katër vitet më pas.
Kur u vu në dyshim dinjiteti personal i shqiptarit të nëpërkëmbur, ata gjetën forcë te njerëz me karakter të fortë, të provuar në beteja porsi ata. Sepse çdo ditë secili qytetar ka betejën e tij/saj. E kanë shumë gabim nëse mendojnë aq lehtë, si edhe para Arbenit, se mund të bënin gjithçka mirë vetëm, nëse i marrin megafonin Arbenit dhe ia japin tjetrit, funksionon njëlloj. Edhe ajo lëvizja e kokës së vogël të Arbenit sipas ritmit të thirrjes “Rama n’burg, Berisha n’burg” ka krijuar një harmoni engjëllore me protestuesit. Nuk e kap dot atë ritëm një “kokë e madhe”.
Por Lëvizja ka edhe një grup organizator që nuk iu bashkuan nismëtarëve nga hiçi; në fakt, gjithçka ka një historik dhe ka një kulmim në bashkim dhe harmonizim. Ka një historik idealesh të përbashkëta, ka një kimi të formuar në vite. Sepse, falë Zotit, shumë gjëra koha i tregon. Dhe koha, në çastin e duhur, si një bekim nga Zoti për Shqipërinë dhe si një mallkim nga Zoti për atdhetradhtinë, i bëri bashkë dhjetëra njerëz me mosha e profesione të ndryshme, të cilët shtohen përditë me besimin dhe vullnetin e përbashkët për një Shqipëri të re, një Shqipëri që nuk shitet, që asnjëherë nuk do të shitet më.
Jua tha Luciana shkoqur fare dje: Shqipëria ka vajza e djem që mund të qeverisin në çdo pozicion të shtetit pakrahasimisht më mirë se këta që kanë qeverisur 35 vjet, thjesht sepse janë të gatshëm që të bëjnë punë shteti për shtetin dhe jo punë private për vete, duke përdorur e vjedhur shtetin. Nuk mungon know how, kur mësoi Rama zyrat, nga shitës ikonash të vjedhura e bënë ministër, kryetar bashkie, kryetar qeverie.
E treta, kjo lëvizje ka protestues besnikë që shtohen përditë duke thirrur njëri-tjetrin, duke u mrekulluar nga rrjetet sociale, ku për herë të parë ndihet ai vibrim i mirë mes njerëzve me zemër të mirë, që i japin energji të mirë njëri-tjetrit.
Po nuk mund të kuptohen këto gjëra nga njerëz që nuk i kanë këto veti të mira njerëzore si buzëqeshjen tjetrit pa interes, thirrjet gojë më gojë, kush thërret më fort “Jep dorëheqjen”, duke nxjerrë dufin e një jete. Vota e tyre eshte anti-sistem 35 vjecar, pra nuk e merr dot askush qe eshte ne kete politike.
E katërta, deklarata e djeshme me premtimin se do të bëjnë gjërat e duhura, por në kohën e duhur, shpjegon jo vetem vetëbesim të komisionit organizator se i kanë etapat e qarta. Pas dorëheqjes së Ramës, normalisht do t’i kërkohet Kuvendit të miratohen abrogimet e ligjeve të listuara në kërkesat e tyre të panegociueshme, derisa të miratojë shpërndarjen e vet, bashkë me Zeqinetë e tyre.
E pesta, shpresa se pas zgjedhjeve të reja do të fitojnë prapë këta që janë, është utopike, sepse të pranosh që njerëzit do të zgjedhin midis trimave dhe trimëreshave që i dolën në ballë regjimit duke e përmbysur atë dhe morrave që jetuan në kokën e drobitur të kombit, duke u ushqyer panginjshëm me gjak e djersë shqiptari, është më qesharake ta mendosh sesa zgjedhja midis një puple pelikani kacurrel dhe një pelikani kaçurrel.
Perparim Gjeka
Burimi/Facebook


Leave a Reply