Ky vullkan popullor i çdo ngjyre politike e ndërkohë pa asnjë ngjyrë politike në dukje, me përbërje të çdo moshe por ku dominon rinia, është në ndryshim të çdo tjetri deri tani.
Nuk e dimë a u bë shkak Zvërneci tani apo pak më herët Rijolli…Nuk dimë nëse është e nxitur nga dikush nga jashtë apo brenda…
Nuk dimë nëse është në kohë të gabuar e me pasoja sërish kundër nesh,,,,
Por dimë mirë që politika rrotative e çdo ngjyre, e ardhur, ikur, e kthyer sërish, me fytyra të njëjta, veçanërisht në këto 35 vite “demokraci” nga e cila populli shpresoi shumë, është sjellë, e ka trajtuar, është tallur me këtë vend dhe me këtë popull, më keq se gjithë pushtuesit në shekuj.
– U shkatërrua çdo gjë e ndërtuar me djersën e popullit deri atëherë,(se ishin të kohës së Enverit), pa u menduar asnjë grimë të ndërtonin të tjera vepra madhore mbi to, më moderne, ku të punësohej populli.
– Historia u bë e u zhbë nën drejtimin e nxitjen e tyre sipas qejfit dhe është e pabesueshme. Hiqen e vihen figura sipas dëshirës nëpër librat shkollorë e ato historik.
– Prona e popullit u shit apo u dha me konçension, nga ku populli nuk fiton asgjë.
– Ky vend i pasur në çdo drejtim dhe më shumë se gjysma e popullsisë jeton në kushte minimale apo të mjerueshme.
– Pensionistët, një pjesë dikur elitë e kombit dha pjesa tjetër që derdhi djersën në shërbim të vendit, jetojnë në kushte skandaloze e të mjerueshme, ku numërojnë qindarkat që pak pasi e marrin atë pension.
– Një pjesë e të rinjve janë pa identitet, pa të ardhme brenda vendit dhe ikin nga sytë këmbët, vetëvriten apo vriten me njeri tjetrin.
– Qeveritarët e pushtetarët, të vjetër apo të rinj, jetojnë në lluks, me prona brenda e jashtë vendit, me para të siguruara bankave të botës, pa j’u hyrë asnjë gjëmb në këmbë.
– Të gjithë ata politikanë të përfolur, ngjasme të arrestuar apo burgosur, për përfitime, vjedhje, shfrytëzim pushteti spo krime, hyjnë e dalin pa j’u marrë asgjë nga milionat e përfituara në kurriz të popullit, hyjnë të ngarkuar e dalin të pastër.
– Spak, një organizëm i ri i ngritur për hetim, është bërë për t’u hetuar vetë, por nga kush?
– Arsimi dhe shëndetësia janë në pika kritike, për arsyre të politikave të mbrapshta. Ndërkohë premtohen miliona për ndryshime hormonale apo seksuale dhe nuk ka ilaçe për të sëmurët.
– Fshatrat janë boshatisur frikshëm dhe tokat kanë mbetur djerr.
– Bujqësia dhe blegtoria janë në nivele të ulta për shkak të mungesave të fondeve e politikave të zhvillimit.
– Mediat janë të shitura dhe sevirin në vend të vlerave antivlera. Adoleshentët e të rinjët ngopen me prodhimet skarco të tyre.
– Bregdetet janë betonizuar, “dhuruar”, rrëmbyer apo lulëzuar, vetëm nga pushtetarët, oligarkët e tyre apo të huajt, vetëm në shërbim të shtresave të larta, se shtresa e mesme dhe ajo e ulët veçanërisht, nuk munden as të ulen në breg të detit, pronë e dikujt.
– Askush nuk është kundër investimeve të mëdha, por ato të bëhen të hapura, me projekte dhe pronarë e investitorë të shfaqur, që zemërimi popullor të mos arrijë këtu, si pasojë e fshehjeve e zhgënjimeve të mjëpasnjëshme dhe vetëm kur shohim kërpudhat të mbijnë marrim vesh e kur s’kemi çbëjmë më se bëhen fakt.
– Në shumë qytete nuk ka shtëpi kulture apo shkolla të reja, ndërkohë që nuk ka as fshat pa xhami.
– Tani është bërë e modës, madje dhe i ftojnë, që pensionistët e huaj të vijnë e të jetojnë këtu. Madje kërkojnë dhe përfaqësim në parlament ata që kanë ardhur. Dini ndonjë vend ku të shkojnë pensionistët shqiptarë që të jetojnë më mirë me ato pensione qesharake?
Kaq radhita, se për të patur ka plot akoma,,,,
Por dua të di: A mund të dali kryeministri e të flasi hapur për këtë rast? Për këtë investim të madh, për pronarët e tokës së popullit dhe për investitorët realë? Të sqarojë seriozisht dhe jo me egoizëm? Të sqarojë popullin e indinjuar për çfarë po ndodh me fqinjët? Me interesat e tyre e mos ta lërë popullin në errësirë dhe të mos e lërë të gabojë të paktën tani që po flitet në shumë mënyra?
Burimi/Facebook


Leave a Reply