“Ia propozova me ndrojtje të bëhej pjesë e jona ne Albanian Folk Modena, dhe kur pranoi, u gëzova shumë, por edhe u çudita se të them të drejtën nuk ma merrte mendja…” më tregonte Ardiani, kolegu ynë i respektuar.
Ajo kishte pranuar me një thjeshtësi që sot e kuptoj se është virtyti i njerëzve të mëdhenj.
Kështu filloi njohja ime me Elvira Zykajn, yllin e Associazione Albanian Folk Modena
Aktore teatri, artiste në shpirt e në zemër, një grua me një botë të pasur shpirtërore dhe nje ndjeshmëri që prek ne fjalë e gjest. E jeton artin edhe në mënyrën si komunikon, e si dëgjon të tjerët.
Gjatë ditëve të koncertit “Eja mblidhuni këtu” me preku pozitiviteti i saj, qëndrim të cilin e përjetova edhe të shtunën ne koncertin e organizuar nga grupi i valleve “Shqiponjat” ne Lecco. E pashë me një buzëqeshje që nuk iu nda nga fytyra dhe me një zemër aq të butë, sa çdo artist ndiente se kishte pranë një mike. Nuk e dëgjova të ankohej asnjëherë edhe pse e dija se mbrapa asaj buzëqeshjeje fshihej një sakrificë personale, një zgjedhje e bërë me dinjitet, vetëm që të ishte pranë nesh në keto dy rrugëtime. U be njesoj me skenen dhe qendroi aty me të njëjtin pozitivitet, me të njëjtën dashuri dhe me të njëjtin përkushtim, nga fillimi deri në fund.
Më preku veçanërisht mënyra si u kujdes për Rebekën dhe Simelën shoqërueset e saj. Me durim dhe ëmbëlsi, i shoqëroi në çdo hap, duke i bërë të ndiheshin të sigurta, si në shtëpinë e tyre. Ishte një kujdes që vinte nga zemra.
Pastaj erdhi interpretimi.
Skena, si gjithmonë, i perkulet madhështisë së kësaj gruaje e cila nuk ka nevojë ta imponojë praninë e saj. Mjafton të dalë në skenë dhe gjithçka gjen vendin e vet. Fjala i ka peshë, qëndrimi frymëzon besim, ndërsa eleganca dhe bravura me të cilën prezanton fitojnë respektin e publikut që në çastet e para.
Si mike dhe kolege ndiej një mirënjohje të thellë që Elvira eshte pjesë e këtij udhëtimi, e kesaj endrre qe e ndajme sebashku Duke I dhene vlere skenes por edhe jetes per personin qe eshte. Dhe pikërisht ketu qëndron madhështia e saj.
Ndoshta me fjale eshte veshtire te shprehemi por ne te gjithe te duam shume!



Burimi/Facebook


Leave a Reply