Qytetaret qe protestuan ne Tirane dje nuk u perballen me uje qe te thyen ne mez, gaz apo dhune … Ajo qe duhej te ishte norme ne nje shtet qofte edhe me demokraci te brishte , sot na duket arsye per t’u gezuar. Sa paradoksale ! Kjo nuk eshte Fitore e askujt! Eshte thjesht dhe duhet te jete respektim I nje te drejte themelore. Por pikerisht ky fakt ngre pyetje te rendesishme . Nese institucionet jane ne gjendje te tregojne maturi dhe vetpermbajtje cfare e ka penguar kete sjellje dhe shume here te tjera me pare ?! Pse standardet nuk kane qene te njejta per te gjithe pavaresisht bindjeve politike ? Kemi mesuar dhe mesojme cdo dite nga historia boterore dhe jo vetem se — nje demokraci nuk duhet t’i trembet protestes. Perkundrazi ajo duhet ta shohe protesten dhe reagimin nje ze qe paralajmeron se gjerat nuk po funksionojne sic duhet. Vetem pushtetet qe humbin kontaktin me realitetin e shohin zerin e protestes si kercenim.Sic e shohim dhe ndjejme perdite shqetesimi yne si qytetare eshte dhe lidhet me ekonomine tone , me mundesite e barabarta , me administrimin e pasurise dhe parase publike, me mungesen e shpreses per te rinjte qe ikin cdo dite nga ky vend…Investitoret serioze te huaj apo jo , nuk largohen nga qytetaret qe kerkojne llogari. Ata largohen kur mungon besimi tek rregullat , tek drejtesia dhe konkurenca e ndershme . Dhe sa here qe keto dobesohen ne interes te pushtetit, perfituesit jane gjithnje te njejtet ose ” te fortet ” , ndersa koston e paguajme ne , shoqeria jone . Ne kemi te drejte te pyesim, kemi te drejte te kerkojme transparence, pergjegjesi, llogari edhe doreheqje . Mendoj dhe ndjej se ne nuk kemi hequr dore nga dinjiteti yne, nuk kemi hequr dore nga vetja jone . Sepse heshtja nuk ka ndryshuar kurre historine ! Pyetjet po!
Burimi/Facebook


Leave a Reply