Shënime…
Shkodra si tanë tjerat në art e kulture ka pasë edhe poetet e saj.
Poeti i parë shkodran konsiderohet Lekë Matranga (1567-1619)
Libri i tij i parë në shqip, shkrue në vargje “E mbësueme e krështerë” –
Edhe Zef Serembe (1844-19o1) e Filip Shiroka (1859-1935)ishin poetë ma nam shkodran.
Mandej poetet pambarim Fishta, Mjeda, Migjeni etj deri në ditet tona F. Kraja, B. Pepa,S.Pepa, A. Doçi etj etj.
Në formë shenimesh ,pa histori ,po kujtoj poetët shkodrane qe sot ne fb janë aktiv.
Poezija asht fuqi fjale e lëkundje ndjenjash e mendimi. Në krijimtari keto poete, miqtë e mij, krijojnë poezi me formen e stilin e tyne:
– David Boseta me dhuroj librin e tij të parë “Dashnia”. Ban poezi të bukura. Disa të shkurta. Satirike e mitike.
– Ragip Dragusha vargezon ma shume për lule e zogj.
– Ferit Malja, poet i moralizimeve.
– Nadir Erkoqi, plot talent. Ku po e don moj ta marrsha Shkodra jeme, per ty vargun tem?
– Andrea Zalli, estetist i zoti i Zef Janes e Arben Gjondreka per katundet dhe i katundareve.
– Plot emocione i ka poezitë e saja Liliana Shkodrani.
– Të mbyllura në sirtare profesoreshë Ledri Kraja dhe Margerita Leka.
– Gjergj Marena, mbret në stilin e vet.
– Nji nxanes i jemi, Pjer Kolondi, edhe pse në moshë, ka ra në dashni me krijimtarinë e tij.
I pelqejnë poezitë me dashni.
– Franc Nogen e kam pasë kojshi..
– Çesk Tom Guraziu. Çdo ditë me nji poezi. Edhe Pushkini dhe Esenini do ja kishin pasë lakmi.
Po kujtoj të tjerë poete e poetesha. Andrea Çarkaxhija, Marjana Sulejmani,Telat Pula, Flutura Kuçani,, Zydi Selhani, Life Hasa, Lumi Spahija,Ejll Miculi, Luçije Doçi, Zef Bardhi, kameramani Cesk Gjoni etj.
Ethem Çipi asht shejtan, ka thane Zija Cela por nuk asht shkodran. Edhe Zhaneta Lazri, ardhë prej qytetit të Lasgushit, u shkodranizu. Mjaft poezi ka kriju!
Në Oblike kam pasë dy shokë poete. Ahmet Puka,(nuk jeton ma), Abdullah Poti ishte AP. Edhe pse rrugët e katundit me baltë e lluce, herë pa drita e herë pa ujë, e qumështi shpërndahej me filxhana për fëmijë, ky vargezonte poezi per partinë e tij. Nuk i vinte keq kur i thoshe :
Abdullah Koti. (qeshte)
Nji titull intrigrues asht “Lutja e pemëve”
Po poetesha kush ishte?
Punonim në nji zyrë të arsimit. Ishim 5 vetë. E kishim shefe, por e thirrnim Shpresa.
Na krijoj familjaritet.
Prej 5 vetë në zyrë, në gëzime familjare, shetitje e ekskursione, baheshim 14 vetë.
Jeton mes Tiranës e Parisit.
Vargezon me vargje me kuriozitete: Kulla Eifel. Katedrale Notre Damme (ndërtu 3 shekuj ma pare). Lumi Senne dhe anijet turistike. Obelisku, (dhuratë e egjyptjaneve) Louvre. Lendina e ujqeve. Parku i impresionistave etj etj. Lum si Shpresa poete.
Poet interesant me të veçantën e tij asht Bashkim Golemi. Ka fillu që në moshen 14vjeç tuej ba poezi. Në gjuhën shqipe si dhe atë italiane.
Si poezitë që veshen me muzikë e krijojnë kangë të bukura, Bashkimi poezitë e tij i shoqnon me fotografi. Bashkon këto dy vlera estetike në harmoni.
Ne foto, Bashkim Golemi, poet dhe fotograf.
Burimi/Facebook


Leave a Reply