Mimoza Ahmeti është një mendje e thukte, e frikshme shumë më superiore se anetaresia e shtatë “Big Brother-a”-ve dhe dhjetë “Ferma VIP” së bashku, duke u shfaqur si shembëlltyra më humane dhe më simpatike e një fatkeqësie të madhe që i ka ndodhur këtij kombi.
Komunistët dhe pasuesit e tyre ia dolën të arsimohen, të kualifikohen dhe të marrin nën kontroll çdo skutë të mendimit politik, financiar, mediatik dhe kulturor në Shqipëri, ndërkohë që nacionalistët, kombëtaristët dhe e djathta autentike u asgjësuan që në gjenezë. Nuk kam ndërmend t’i faturoj Mimoza Ahmetit të mençur e paqësore krimet e etërve, por e vërteta mbetet se populli shqiptar po tretet sepse e djathta nuk ia doli kurrë të ishte poli që do të balanconte egërsinë e bolshevizmit të Tiranës.
Ajo u kap peng nga partia e Mimoza Ahmetit dhe mbahet peng edhe sot, pasi e majta zotëron një superioritet intelekti absolut ndaj nacionalistëve të rraskapitur, zemermire e shpirtmedhenj, të cilët nuk mundën të shkolloheshin sepse u degdisën burgjeve dhe kampeve të internimit. Por në Rendin e Ri Botëror, gjërat nuk do të jenë më njëlloj; ne jemi përpara një udhëkryqi ku ose do të arrihet një pajtim i madh kombëtar ku do të ekzistojmë të gjithë, ose do të përballemi me një përplasje të përgjakshme që historia nuk e ka njohur më parë.
Mimoza Ahmeti më ka shpjeguar në imtësi dilemën më të madhe të jetës sime. Ajo ka dekoduar për mua pse Amerika nuk i jep Llozhesh franceze në Tiranë vizë amerikane, edhe kur i vdes nëna, pavarësisht se ka pajisur gjysmën e komunistëve të Shqipërisë me pasaporta amerikane dhe pse e trajton deri në fund si ‘Non Grata’ kreun e Llozhes ne Tirane qe kontrollon te djathten dhe te majten bashke!
Lëvizja Atdheu
Burimi/Facebook


Leave a Reply