
Arkitekti dhe ish-zëvendësministri i Kulturës, Zef Çuni, ka reaguar lidhur me “Festën e Luleve” të organizuar në Shkodër, duke e cilësuar atë si një shfaqje të largët nga tradita e vërtetë e qytetit.
Në një status të publikuar prej tij, Çuni shprehet kritik ndaj mënyrës se si është konceptuar aktiviteti, duke theksuar se një festë e tillë nuk reflekton realisht identitetin dhe natyrën e Shkodrës.
Sipas tij, ideja e një feste të luleve do të kishte kuptim vetëm nëse qyteti do të kishte një prani të vërtetë të luleve dhe gjelbërimit në hapësirat publike, duke e lidhur kështu në mënyrë indirekte edhe me mungesën e elementëve natyrorë në qytet.
Ai shton se kujtimet nga e kaluara, kur Shkodra kishte lulishtet dhe serat e saj të mirëmbajtura, e bëjnë edhe më të fortë kontrastin me aktivitetet e sotme simbolike.
STATUSI I PLOTË:
FESTA E LULEVE ARTIFICIALE NE SHKODER
Nje cfaqje aspak e bukur kjo lloj feste. Sikur te kishte lule aq sa kemi ne kenget popullore do ishte mire shume. Po ku te merren lulet, ne skemi lule ne asnje lulishte te qytetit. Kur kujtoj si ishte sera e luleve, fidanishta e drureve dekorativ dhe lulishtet e qytetit kur sapo kisha filluar punen si arkitekt i ri ne ate sektor. Lulishtet nga Bahcalleku ne Fermentim ishin plot lule ne te gjitha stinet.
Ndermarrja e sherbimeve publike , qe ka qene nje ide per tu pershendetur duhet te plotesohet edhe me kete sektor te gjelberimit te qytetit. Perndryshe s’do shihni lule te verteta me tender.
Burimi/Facebook/Portali Veriu Sot


Leave a Reply