Sa kohë do të vazhdojmë të mashtrohemi?
Sa kohë do të na thuhet se shqiptarët janë “të barabartë” në Maqedoninë e Veriut, kur kjo nuk është e shkruar askund qartë dhe pa ekuivok?
Le ta themi troç:
Në nuk ekziston asnjë fjali që i përcakton shqiptarët si popull shtetformues.
Në nuk shkruan askund se shqiptarët janë themel i këtij shteti.
Dhe gjuha shqipe? Nuk është e barabartë me maqedonishten – është një gjuhë e toleruar, e kushtëzuar, e lidhur me përqindje!
Kjo nuk është rastësi.
Kjo është pasojë.
Pasojë e një kompromisi të dëmshëm në vitin 2001, ku u pranua paqja, por u sakrifikua barazia e plotë.
Pasojë e një elite politike shqiptare që pranoi më pak se sa i takonte këtij populli.
Pasojë e një politike maqedonase që me vetëdije refuzoi të pranojë realitetin multietnik të shtetit.
Dhe po – edhe e një faktori ndërkombëtar që kërkoi stabilitet, jo drejtësi të plotë.
Mos u mashtroni më me terma të bukur!
Shqiptarët nuk janë të definuar si shtetformues.
Gjuha shqipe nuk është zyrtare në mënyrë të barabartë në nivel kushtetues.
Kjo është e vërteta – e hidhur, por reale.
Dhe përgjegjësia është e ndarë:
Ata që negociuan dhe pranuan më pak
Ata që refuzuan barazinë
Dhe ata që e imponuan këtë realitet si “zgjidhje”
Por më e rënda është heshtja që vazhdon edhe sot.
Sepse një e drejtë që nuk është e shkruar qartë në Kushtetutë, nuk është e garantuar – është vetëm e përkohshme.
Koha për të thënë të vërtetën ka kaluar.
Tani është koha për ta kërkuar atë që na takon – pa kompromis.
Burimi/Facebook


Leave a Reply