Akeologë dhe Historianë,
me shpirt ju bëj një apel.
Për një urë në ato anë,
mua shpirti nuk më del.
Për mbi lumin e Devollit,
atje në Moglic të Oparit.
Që nga koha e Anadollit,
si bie në mënd shqiptarit.
Një këmbëz ure po qan,
dergjet në shi e në diellë.
As një për mua s’shkruan,
kush e pështyu këtë gjellë?
Shoqet e mia kanë vlerë,
dëshmimtare të historis.
Mos kam qënë bajgë me erë
këtë zonë paskam bërë pis!
Kush më solli mua në jetë?
Si nuk u bëtë kreshtarë?
Për mua dritë a do ketë?
Të njoh gjyshër baballarë.
Mosmirnjohja rrënjë thellë,
hodha lumin shaje kalin.
Shejtani këtu paska pjellë,
askush s’po ma qan hallin!
Ju bëj apel historianëve Arkeologëve të bëjnë një studim për këtë vepër arti të lashtësisë.
Kanë vënë një copë llamarinë ,Monoment kulture mbrohet nga shteti.
Pesë me hiç për hesapin tim.
Si amator i historisë, mbase e ka ndërtuar Principata e Muzakajve për deri sa nëna e Gjon Muzakës prehet në Zerec një fashat aty afër. Po kjo punë do interpertim shkencor nga arkivat jo nga unë.
E di që zona jonë ka mbetur e shpërfillur ujët e duanë për hidrocentrale po ti japin vlerën që i takon në histori nuk bëhet kush i gjallë.
Nuk po flas për problem privat,edhe ajo zonë mbart vlerat e veta që janë pjesë përbërëse e historisë kombëtare.
Ne si vëndas i dimë ca fakte nga gojë dhënat por janë fare pak.
Monoment kulture mbrohet nga shteti kemi edhe në Fshatin tim Dushar po as kush nuk foli për atë objekt pëveç Fan Nolit kur kaloi aty në vitin 1906.
Është kisha ortodokse që thonë se është ndërtuar në vitin 1460.
Më vjen shumë keq si banor i asaj zone që jemi të braktisur, të lënë pas dore.
Uroj që ky apel mos bjerë në vesh të shurdhër!
Burimi/Facebook


Leave a Reply