Ne që patëm nderin të ishim studentët tuaj, që u rritëm dhe u formuam nën hijen e fjalës së lirë dhe mendimit tuaj të thellë, ju jemi thellësisht mirënjohës për gjithë kontributin tuaj shkencor e kombëtar.
Sa herë që binte një dimër i ashpër, fjala juaj ngrohte shpirtin e nxënësve, studentëve, punëtorëve – me një fjalë, të gjithë shqiptarëve, kudo që jetonin e vepronin. Sa herë që vinte një verë e thatë, fjala juaj shndërrohej në një fllad pranvere. Sa herë që kërkohej një “luftë” intelektuale kundër padrejtësive shekullore ndaj kombit shqiptar, aty ishit ju, prof. Rexhep Qosja. Dhe sa herë që deformimet në shoqëri rëndonin mbi frymëmarrjen tonë kombëtare, ju qëndronit si dijetari dhe mendimtari i palëkundur i kombit.
Sot nuk ka nevojë për shumë prezantime, për renditje titujsh e veprash letrare e shkencore. Mjafton një emër – prof. Rexhep Qosja – dhe gjithçka bëhet e qartë si drita në horizontin e saj.
Prehu në paqe, prof. Rexhep Qosja !
Burimi/Facebook


Leave a Reply