Europa nuk mund të jetë vetëm një “Shoqëri e hapur dhe multi etnike” simbas filozofive Politike te majta, ajo duhet të jetë edhe një “Shoqëri Konservatore” me dinjitet dhe reciprocitet. Në Strasburgo, me maxhorancë të krishterë, ndertohet një xhami madhështore si Grande Mosquée de Strasbourg, në emër të lirisë fetare dhe respektit për diversitetin. Kjo është një vlerë europiane që duhet mbrojtur. Por lind një pyetje legjitime: A ekziston i njëjti standard për ndërtimin e kishave të mëdha në kryeqytetet e vendeve me shumicë myslimane ? Liria fetare nuk mund të jetë rrugë me një drejtim. Ajo duhet të jetë parim universal, jo privilegj selektiv. Europa nuk duhet të heqë dorë nga vlerat e saj Konservatore, por përkundrazi, duhet t’i mbrojë ato me më shumë forcë. Liri fetare për të gjithë, Respekt të ndërsjellë, Reciprocitet real mes kombeve dhe kulturave. Sepse një “shoqëri e hapur multi etnike” pa kufij dhe pa kushte, rrezikon të humbasë vetveten. Ndërsa një shoqëri e drejtë, vendos rregulla të barabarta për të gjithë. Koha ka ardhur që Europa të kërkojë e jo vetëm të japë, por edhe të kërkojë të njëjtat standarde respekti për qytetarët dhe vlerat e saj kudo në botë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply