Vendimi i fundit i Bashkimi Evropian për të sinjalizuar një pezullim të pjesshëm të marrëdhënieve tregtare me Izraeli Nuk është një akt force. Është një akt vonese.
Një vonesë që tashmë ka kosto politike, morale dhe ekonomike.
Prej muajsh, Evropa ka ndjekur një strategji të njohur: deklarata të kujdesshme, balancime diplomatike Dje një përpjekje e vazhdueshme Për të mos prishur ekuibrin me Shtetet e Bashkuara. Por në një botë që po radikalizohet me shpejtësi, Ku neutraliteti i kujdesshëm nuk perceptohet më si maturi Por si dobësi.
Ky është thelbi i krizës aktuale evropiane. Sepse ajo që paraqitet si “presion diplomatik” ndaj Izraelit, Në fakt është një përpjekje e vonuar për të rikuperuar një autoritet moral Që tashmë është dëmtuar rëndë. Kur korridoret humanitare në Gaza bllokoheshin Dhe kur imazhet e civilëve dominonin opinionin publik global, Evropa zgjodhi të flasë me gjuhën e procedurës, E jo të urgjencës.
Sot, ajo përpiqet të flasë me gjuhën e forcës Por koha nuk është më në anën e saj.
Në këtë sfond, Ideja e një “çarjeje” transatlantike është e ekzagjeruar, Por jo e pabazë. Marrëdhënia mes BE-së dhe SHBA-së Nuk është më një marrëdhënie automatike bindjeje. Është një marrëdhënie negociimi. Dhe çdo lëvizje e Brukselit ndaj Izraelit Është në të njëjtën kohë, Një mesazh i koduar për Uashingtonin Evropa kërkon të jetë aktor, jo ndjekës.
Por a është ajo realisht e tillë?
Këtu qëndron paradoksi. Ndërsa BE tenton të projektojë autonomi strategjike, Ajo mbetet e varur nga realitete të forta Siguria e garantuar nga NATO, tregtia me SHBA-në Dhe energjia që kalon përmes pikave kritike si Ngushtica e Hormuzit. Në këtë kuptim, çdo përshkallëzim politik Është njëkohësisht një rrezik ekonomik.Dhe tregjet nuk falin vonesat.
Nëse tensionet përkthehen në sanksione më të ashpra apo në destabilizim rajonal, Pasojat nuk do të mbeten në Lindjen e Mesme. Ato do të reflektohen në çmimet e energjisë, Në inflacion dhe në një ekonomi evropiane Që tashmë është në kufijtë e lodhjes.
Kjo e bën vendimin e sotëm edhe më të diskutueshëm Jo sepse është i gabuar në thelb, Por sepse vjen pa një strategji të qartë Për atë që vjen më pas.
Sepse diplomacia nuk matet me deklarata, Por me pasoja të menaxhuara.
Në fund, pyetja nuk është nëse Evropa ka të drejtë të reagojë. Pyetja është nëse ajo di të reagojë në kohë.
Dhe historia zakonisht, Nuk është e mëshirshme me ata që zgjohet vonë.
Kujdes spiunët
Burimi/Facebook


Leave a Reply