Sot nuk mund të flasim për zhvillim ekonomik, drejtësi apo të ardhme europiane pa një sistem arsimor të fortë.
1.Të rrisim cilësinë e mësimdhënies duke modernizuar programet shkollore dhe duke i përshtatur ato me kohën.
2.Të rrisim pagat dhe dinjitetin e mësuesve, sepse mësuesi është themeli i çdo sistemi arsimor.
3.Të investojmë në infrastrukturën shkollore, në mënyrë që çdo nxënës të mësojë në kushte dinjitoze.
4.Të përshpejtojmë digjitalizimin e arsimit, duke futur teknologjinë në çdo klasë.
5.Të lidhim arsimin me tregun e punës, që të rinjtë tanë të kenë punësim të sigurt pas studimeve.
6.Të reformojmë kurrikulat, duke i bërë më praktike dhe më të dobishme për jetën reale.
7.Të forcojmë trajnimin e vazhdueshëm të mësuesve, për një arsim cilësor dhe bashkëkohor.
8.Të garantojmë barazi në arsim, pa dallim midis qytetit dhe fshatit.
9.Të ndërmarrim masa konkrete për të ndaluar braktisjen e shkollës.
10.Të krijojmë kushte reale që të rinjtë të mos largohen nga vendi, por të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.
Kur një komb investon në arsim, investon në të ardhmen e vet.
Faleminderit dhe kërkoj mendimet tuaja konstruktive!
Burimi/Facebook


Leave a Reply