Një gjuhë zyrtare nuk duhet të kërkohet me protestë, ajo duhet të zbatohet.
…/…Nga Muhamet Hoxhaj
Kanë kaluar 25 vjet nga premtimet për barazi, nga deklaratat se gjuha shqipe ishte çështje e zgjidhur dhe se shqiptarët do ta ndjenin veten të barabartë në çdo institucion të shtetit. Por sot, realiteti tregon se kjo barazi ka mbetur më shumë në letër sesa në praktikë.
Edhe pse gjuha shqipe është gjuhë e dytë zyrtare, e garantuar nga Amendamenti V i Kushtetutës dhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve (2019), zbatimi i saj vazhdon të jetë i pjesshëm, i vonuar dhe shpesh i kushtëzuar. Kur studentët duhet të protestojnë për të kërkuar një provim në gjuhën e tyre amtare, atëherë problemi nuk është te ligji, por te zbatimi i tij.
Institucionet që duhej të ishin garantuese të barazisë shpesh kanë dështuar ta zbatojnë atë. Dhe kjo ka krijuar një boshllëk të madh mes asaj që shkruhet në ligj dhe asaj që ndodh në realitet. Shqiptarët, të cilëve u është thënë se gjuha e tyre është zyrtare, sot ende përballen me pengesa që nuk duhet të ekzistonin.
Kjo situatë ngre një pyetje të rëndë për të gjithë:
Si mund të flasim për bashkëjetesë të vërtetë kur një gjuhë zyrtare trajtohet si përjashtim?
Sepse kur barazia nuk zbatohet, ajo krijon zhgënjim, tension dhe pasoja që askush nuk i dëshiron.
Burimi/Facebook


Leave a Reply