Për të kuptuar bilinguism\dygjuhësin arbëresh, nuk duhet shumë.Unesco e ka shpallur gjuhën arbëreshe si gjuhë në rrezik zhdukje!
Më e keqja ishte se deri dje nuk pranohej ky fakt nga akademikët shqiptarë dhe shpesh herë edhe kundërshtohej ky fakt dhe kjo gjë është një akt krimi për gjuhën arbërshe. U desh të ndërhynte Unesco për të marrë në dorë situatën! Ndoshta maja e katedrave të gjuhës dhe letërsisë shqipe gjithë këto dekada iu është dashur ndoshta vetëm të investojnë mbi veten e tyre.
Për ta përjetuar këtë bilinguism (dygjuhësinë) arbëreshe mjafton të shkosh e të vizitosh fshatrat arbëreshe, të zbrisni në shpirtin e njerëzve, të futeni në sokake më të thella dhe më intime, të prekni ato skuta të ndjeshme dhe vibruese, e do shohësh se do të kapni menjëherë nuancat e harmonive dhe dizharmonive të atyre qosheve të gjitonisë ku dikur frymonte jeta e sot pothuajse janë bosh. Në atë heshtje që të vret do të keni kohë hetimi dhe interpretimi, doktrinën e sigurt historike, etnografike, etimologjike që do t’iu përcjellin këto territore, ku do të lëvroni me një shpejtësi dhe me një besnikëri të reflektimeve të shpirtit tuaj pa hequr atë dozë sinqeriteti të situatës e do gjeni e do të perceptoni se ka mbetur fare pak nga format e atij arqipelagu që quajmë Arbëria dhe Arbëreshë të Italisë ku për rreth pesë shekuj flisnin gjuhën më të lashtë në Europë.
Burimi/Facebook/Albanian Historical Society


Leave a Reply