Sarkazëm
Një popull që zë e myket,
Një popull që kalbet e sndyket.
Një popull që zë e qelbet,
Një popull që zë e dergjet,
Një popull që zë venitet,
Një popull që nuk mërzitet,
Një popull që ha tortur,
Një popull që është i sëmur,
Një popull që zgjen derman,,
Mbi kurris pesha çfarë mban.
Një popull që është argasur,
Një popull me zemër plasur,
Një popull mi fort se kafsha,
I mallkuari i zotit, aty të pafsha.
Një popull që mallkon veten.
Bëma të mëdha mbi të treten,.
Një popull që është bërë ple,
E keqja mbi at popull fle.
Një popull që nuk ha pyka,
Hallet i kan shkuar tek gryka.
Një popull që po i meret fryma,
Nga i ftohti dhe nga bryma,
Një popull ka zënë e fle,
Nuk ka as shtëpi as fole.
Një popull që është me taban,
Nuk ka perëndi e zot që i mban.
Të ikësh të lësh vatan,
Nëpër botë andej matanë.
“”Shqipëtarët””!! ata janë…
Nuk jetuan Një herë bashkë si vëllezër,
Por si grek, sërbë, turq e kalabrezër.
Ikin nga vendi i tyre i bekuar,
Politika e qelbur i ka dëbuar.
Nga brezi në brezi ska harruar,….
AUTORI RIZA MUÇAJ GJERMANI
më 27/03/2025
Shënim: tradhtarët e politikës shqipëtare e kan katandisur e po e katandisin këtë popull në shekuj, migrimi nuk ka të ndalur, qysh pas vdekjes Skënderbeut. Pra 1478 -1482-1492 — 1506 janë larguar 200 mij shqipëtar për në vende të tjera. . Mall atëher kishin ngelur nga pak familje nëpër fshatra. Por tani po shkulet rrënjësisht…. Do mbeten politikanët dhe farefisi tyre…….
Burimi/Facebook


Leave a Reply