Ajo sjell pasoja që shpesh i tejkalojnë llogaritë e atyre që e ndezin. Dhe në këtë rast, duket se kemi pikërisht këtë Një zinxhir vendimesh të nxituara, Të mbështetura mbi informacione të diskutueshme dhe pritshmëri të gabuara.
Sulmi i Izraeli ndaj Iranit nuk ishte thjesht një akt ushtarak, Por një lëvizje me efekt domino. Ai e tërhoqi gradualisht në konflikt edhe Shtetet e Bashkuara, Duke e vendosur Donald Trump në një situatë që nuk dukej të ishte pjesë e planit fillestar. Ironia është se kjo ndodhi pikërisht në një moment kur Kanalet diplomatike sapo kishin filluar të funksiononin në tavolinë
Roli i Benjamin Netanyahu në këtë proces duket vendimtar. Vizitat dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me Trump Krijuan një perceptim të një fitoreje të shpejtë Siç ishte, eliminimi i Ali Khamenei dhe goditja e strukturës së Garda Revolucionare Islamike do të sillnin kolaps të regjimit brenda pak ditësh. Ky ishte thelbi i një strategjie që, në retrospektivë, duket më shumë si një bast sesa një plan.
Por realiteti e përgënjeshtroi këtë logjikë. Regjimi iranian nuk u rrëzua. Përkundrazi, reagimi ishte i shpejtë dhe i ashpër, Duke treguar se struktura shtetërore dhe ushtarake Ishin shumë më rezistente nga sa ishte parashikuar. Kjo e ktheu një operacion që supozohej të ishte i shkurtër Në një konflikt të hapur dhe potencialisht të gjatë.
Tani kemi një përplasje jo vetëm mes palëve në terren, Por edhe mes vetë aleatëve. Donald Trump kërkon një dalje përmes bisedimeve dhe një armëpushim të mundshëm. Ndërsa Benjamin Netanyahu duket i vendosur për vazhdimin e presionit ushtarak. Nga ana tjetër, Irani tashmë e ka zhvendosur qëndrimin e tij nga negociatat tek përshkallëzimi.
Kjo mospërputhje strategjike e bën situatën edhe më të rrezikshme. Sepse kur aleatët nuk ndajnë të njëjtin objektiv final, Lufta humbet drejtimin dhe bëhet më e paparashikueshme.
Ndërkohë, pasojat nuk janë vetëm ushtarake. Konflikti ka filluar të reflektohet në tregjet globale Rritja e çmimeve të energjisë dhe zinxhiri i saj në ushqime dhe ekonomi Prek jo vetëm rajonin, Por edhe Evropa dhe më gjerë. Kjo e shndërron luftën Nga një krizë rajonale në një presion global.
Pozicioni i Donald Trump është tashmë delikat. Ai nuk është thjesht një aktor në konflikt, Por një lider që duhet të menaxhojë një dalje nga një situatë Ku hyrja nuk ishte plotësisht e tij. Presioni i brendshëm politik, sidomos në një klimë elektorale,Dhe ai ndërkombëtar po rriten paralelisht me koston e luftës.
Në fund, dilema është e qartë Si të mbyllet një konflikt që nuk u ndërtua mbi një strategji të qartë?
Sepse historia ka treguar shpesh se Luftrat e nisura mbi iluzione të shpejta përfundimi, Janë ato që zgjasin më gjatë Dhe kushtojnë më shumë.
Kujdes spiunët
Burimi/Facebook


Leave a Reply