➖Mimoza Ahmeti në një kohë që kërkohet zhurmë per vemendje, ajo jep kuptim.
Ka mjaftu një hyrje e saj në “Ferma VIP” dhe spektakli ka marrë tjetër frymë e dimension.
Sepse ka njerëz që mbushin ekranin dhe ka të tjerë që e ndryshojnë atë.
Moza është e dyta.
Ajo nuk është thjesht figurë publike.
Është një kapitull më vete në kulturën shqiptare.
Shkrimtare, poete, eseiste, ish-deputete, intelektuale që nuk ka kërkuar kurrë të pëlqehet me çdo kusht.
Që në vitet ’80 u shfaq si zë ndryshe, me librin e saj të parë poetik që e bëri menjëherë të dallueshme.
🔰Librat e saj nuk janë lexuar për modë, por për peshë:
“Delirium”, “Bëhu i bukur sonte”, “Gruaja halucinante”, “Arkitrau i djallit”, janë vetëm disa nga ato që e kanë bërë një nga zërat më të veçantë të letërsisë shqipe.
Ka qenë edhe në politikë, deputete në vitet e tranzicionit, por kurrë nuk u tret në turmë.
Sepse Moza nuk është krijuar për t’u përshtatur.
➖E mbani mend batutën e saj tek Adi Krasta, për Edi Ramën?
Një fjali nga krijimi i saj dhe i tha të gjitha.
Sepse ajo nuk godet me zë të lartë, por me mendim të mprehtë.
Moza nuk qurravitet për vëmendje.
Nuk bën teatër për klikime.
Nuk ka nevojë me provoku për t’u dukur.
Ajo është aty, sepse ka çfarë të thotë dhe din se çfare po thotë.
➖Disa të vërteta të saj, në stilin e vet:
Njeriu që s’guxon me u përball me veten, kërkon gjithmonë fajtorë jashtë.
Bukuria nuk është ajo që duket, por ajo që të mban gjatë.
Liria fillon aty ku nuk ke më nevojë të pëlqehesh nga të gjithë.
✅Morali?
Në një kohë që prodhon figura të shpejta, Moza është kujtesë që vlera nuk bëhet me nxitim.
Ajo është provë që mund të jesh ndryshe dhe të mbetesh.
➖Personazhe si Mimoza Ahmeti nuk shihen vetëm për t’u komentuar.
Shihen si pasqyrë, si histori që nuk ka mbaruar, si e tashme që të sfidon dhe si një e ardhme që pyet:
➖A kemi ende vend për njerëz që mendojnë, apo vetëm për ata që duken?
Albert Zadrima
Burimi/Facebook


Leave a Reply