Kur Musai, im vëlla, dëgjonte të flitej për babain, kthehej në shtepi duke u dridhur , me vështrimin e zjarrtë, bisedonte për një kohë të gjatë me nënën, me zë të ulët, çka përfundonte në grindje të ashpra.Unë isha i përjashtuar nga këto gjëra, por thelbin e kuptoja; im vëlla i mbante mëri mamasë për një arsye të errët ndërsa ajo mbrohej edhe me errët.Ditë dhe net shqetësuese të mbushura me zemërim.Me kujtohet frika e madhe se mos na braktiste edhe Musai.Por ai kthehej gjithnjë në të gdhirë, i dehur, çuditërisht krenar për revolten e tij dhe si i mbarsur si me një forcë të re.Pastaj , Musai, im vëlla bëhej esëll , si i shuar. Ia fuste gjumit, ndërsa mamaja gjente sërish pushtetin e saj mbi të. Në kokë kam imazhe. Vetem kaq mund të të ofroj. Një filxhan kafeje, bishta cigaresh, sandalet e tij, mamanë që qante, por që e merrte veten shume shpejt për t’i buzëqeshur një komshijeje që vinte e kërkonte çaj dhe erëza, duke kaluar nga hidhërimi në mirësjellje me një shpejtësi që ndërkaq më bënte të dyshoja në sinqeritetin e saj.
Kamel Daoud
Shkëputur nga ” Mërso Rihetim”
Përktheu Nonda Varfi.
Burimi/Facebook/Elona Caslli


Leave a Reply