Shqipëria sot nuk ka princ apo mbret, sepse është një Republikë parlamentare. Ky realitet nuk është thjesht zgjedhje politike e kohëve moderne, por rezultat i një historie të veçantë dhe të ndërprerë të monarkisë në vend.
Në fakt, historia e princave dhe mbretërve në Shqipëri është e shkurtër dhe përfundon përfundimisht gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Princi i parë dhe i vetëm i Shqipërisë
Fillimi i monarkisë shqiptare lidhet me krijimin e shtetit të ri pas Pavarësisë.
Në vitin 1914, Fuqitë e Mëdha vendosën që Shqipëria të organizohej si principatë dhe në fron u vendos:
Wilhelm zu Wied
Ai u shpall Princ i Shqipërisë, duke u bërë kështu princi i parë dhe i vetëm në historinë e shtetit shqiptar.
Por sundimi i tij zgjati shumë pak. Shqipëria ishte në kaos politik dhe social, ndërsa shpërthimi i Luftës së Parë Botërore e bëri të pamundur stabilizimin e principatës. Në shtator 1914, princi u largua nga vendi dhe nuk u kthye më.
Që nga ai moment, Shqipëria mbeti për vite pa një monarki funksionale.
Pas një periudhe të gjatë trazirash dhe eksperimentesh politike, në vitin 1928 Shqipëria ndryshoi sërish sistem pasi Presidenti i Republikës, Ahmed Zogu u veteshpall Mbret i Shqiptarëve, duke krijuar Mbretërinë Shqiptare. Megjithatë, mbretëria e tij përfundoi papritur me pushtimin italian pasi me 7 prilli 1939 dhe bashkimi i pushtetit te tij personal me Italinë fashiste Përballë epërsisë ushtarake italiane dhe izolimit ndërkombëtar, Zogu nuk gjeti më hapsirë dhe u largua nga vendi. Pas largimit të tij ndodhi një zhvillim juridik dhe politik shumë i rëndësishëm pasi në Shqipëria u shpall Mbreti Italian dhe Kurora shqiptare iu ofrua mbretit të Italisë Viktor Emanueli III i cili mbajti zyrtarisht titullin “Mbret i Shqipërisë” (1939–1943) dhe konsiderohet kështu monarku i fundit në fron në historinë shtetërore shqiptare. Pas zhvillimeve të Luftës së Dytë Botërore, ra regjimi Nazi fashis në të gjithë europen dhe gjithashtu edhe sistemi monarkik u shemb plotësisht dhe në vitin 1944, erdhen komunistëve në pushtet dhe Shqipëria u shpall Republikë duke shfuqizuar monarkinë përfundimisht.
Që nga ajo kohë titujt mbretërorë dhe princërorë në republiken e shqipëris nuk kanë asnjë status juridik, pasardhësit e familjeve mbretërore nuk kan asnjë rol as vlerë, pasi shteti shqiptar funksionon mbi parimin e sovranitetit popullor
Historia reale e monarkisë shqiptare mund të përmblidhet kështu: Princi i parë dhe i vetëm i Shqipërisë i cili ishte Wilhelm zu Wied, presidenti i asaj kohe Ahmed Zogu i cili u vetëshpall Mbret dhe Mbret i fundit Viktor Emanueli III. Këtu mbyllet historia shtetërore e princave dhe mbretërve të Shqipërisë. Sot Shqipëria është republikë dhe për këtë arsye nuk ka princ as mbret, sepse vetë sistemi politik nuk e parashikon më ekzistencën e monarkisë.
Pas vdekjes së Viktor Emanuelit III në vitin 1947, vijimësia dinastike kaloi te djali i tij, Umberto II i Italisë Më pas nëse ka pretendime simbolik e familja mbretërore u trashëgua nga nipi i tij, Vittorio Emanuele, Princi i Napolit. Ndërsa sot, figura që nga një pjesë e monarkistëve konsiderohet si trashëgimtari i kësaj vije është Emanuele Filiberto di Savoia. Ai përfaqëson brezin aktual të drejtpërdrejtë mashkullor të kësaj dinastie dhe nëse donduhej ti atribohej qoftë dhe në mënyrë simbolike tituj tradicionalë të familjes mbretërore titulli do ti përkiste atij.
Nëse analizohet çështja në mënyrë krejtësisht të ftohtë juridiko-dinastike, mund të argumentohet se kurora shqiptare u mbajt për herë të fundit nga Viktor Emanueli III dhe, në mungesë të një abdikimi të veçantë që do të prekte vetëm titullin shqiptar, pretendimi simbolik do të ndiqte vijën normale të trashëgimisë së tij.
Në këtë këndvështrim teorik, çdo narrativë që do të kërkonte të identifikonte një “pasardhës të fundit të fronit shqiptar” do të lidhej pikërisht me këtë linjë familjare të dinastisë së Savojës.
Megjithatë, në realitetin kushtetues të Shqipërisë moderne, këto mbeten interpretime historike dhe dinastike, pasi sistemi republikan ka ndërprerë çdo funksion juridik të titujve monarkikë.
Për këtë arsye në shqipëri përveç në kontekste të së shkuares historike ka pasur tituj mbretëror ndërsa sot titujt si princ dhe princeshasha përdoren vetëm në përalla.
Burimi/Facebook/Gazeta Telegram


Leave a Reply