Tryezat e gabuara, me njerëzit e gabuar, të organizuara nga njerezit e gabuar dëmtojnë dhe shkatërrojnë edhe idetë dhe nismat më brilante!
Kjo sidomos në momente kaq kritike që po kalon vendi, e kur ndryshimi dhe idetë e reja janë si uji për shkretëtirën!
***
Kjo më erdhi në mendje kur pashë dje në atë sallë fort luksoze dy-tre persona që i vlerësoj shumë për kontributin dhe ligjerimin e tyre publik!
Nuk është dasma jote kudo ku bie tupani!
Ndjeva keqardhje sepse kjo nuk ishte tubim i njerëzve që mendojnë ndryshe as intelektualesh që mendojnë me kokat e tyre por, shpërdorim i potencialit dhe peshës tuaj publike!
Të ulesh në tryezë me Mërtirin, Bejkon, Zekën e karafilave që vetëm pak orë perpara u shpreh në një banak tjetër se Edi Rama është 50fish përpara të tjerëve në mbrojtje të Kosovës apo me një avokate patronazhiste banaqesh e urrejtëse patologjike ndaj së djathtës unë do ta quaja fyerje e nuk do të ja lejoja vetes!
Pastaj kapakun ja kishin vendosur “intelektualet” e Big Brother!
Nëse vërtet besoni dhe mendoni se Salianji do të shpëtojë PD-në dhe demokracinë ….siç ka thënë dikur partnerja e tij – me mirë u shoftë ajo parti e nuk na duhet hiç demokracia se realisht nuk i vlen as qoftlargut!
Burimi/Facebook


Leave a Reply