Ish-presidenti i Stevo Pendarovski deklaroi se gjuha shqipe në Maqedonia e Veriut është zyrtare për shkak të përqindjes së shqiptarëve që jetojnë në vend (mbi 20%). Ai theksoi se përdorimi i saj rregullohet nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, i cili është ndryshuar disa herë për të përmirësuar të drejtat e shqiptarëve.
Megjithatë, sipas Pendarovskit, problemi kryesor mbetet zbatimi praktik i ligjit, pasi në shumë institucione dhe në sistemin gjyqësor përdorimi i shqipes nuk zbatohet plotësisht. Ai paralajmëroi se mund të krijohet problem i madh nëse Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut vendos ta shfuqizojë ligjin, pas nismave të paraqitura nga qytetarë, parti dhe shoqata.
Ligji për Përdorimin e Gjuhëve u miratua në vitin 2017 dhe hyri në fuqi në vitin 2019, pas debateve dhe tensioneve politike në vend.
Burimi/facebook


Leave a Reply