Kadaresë i kam lexuar thuajse çdo gjë që ka shkruar, duke filluar me “Dimrin e Madh” (jo botimin e parë me titullin “Dimri i vetmisë së madhe”) dhe deri te “Lul Mazrreku” apo “Darka e gabuar”.
E kam çmuar dhe vlerësuar gjithmonë në mënyrë të njëtrajtshme si shkrimtarin e lartësive të epërme, ndërsa si njeri kam pas rezervat e mia ndaj tij.
Aq sa shpesh në biseda me miq të ndryshëm thoja “Ismaili midis zgjedhjes për të qënë “njeri i mirë” apo “shkrimtar i madh”, zgjodhi të dytën”.
Ky lloj raporti i vendosur prej meje midis shkrimtarit dhe njeriut ka ndikuar në raportet e mia njerëzore dhe për pasoj i kam qëndruar larg fizikisht. Edhe pse kam pas shumë raste të jem në rrethin e miqve të përbashkët i kam shmangur ato.
Tani që ai ka më shumë se një vit fizikisht larg nesh edhe pse dita dje ishte me një diell flakërues
“Ca pika shi ranë mbi qelq,
befas për ty seç ndjeva mall” dhe
duke bërë xhiro rreth stadiumit Air Albania i thashë tim biri
– Shkojmë nga “Juvenilia castel”, pimë diçka.
Ai me reflekset e një hetuesi profesionist më tregoj që Ambasada amerikane në Tiranë para pak kohësh ka nxjerrë një njoftim ku i lajmëron shtetasit amerikan të shmangin qëndrimin në ambjenret e… bla, bla, bla.
-Unë po shkoj me takue Kadarenë more bir sepse:
“Të dy jetojmë në një qytet,
Dhe sa rrallë shihemi, sa rrallë” pastaj ne nuk jemi shtetas amerikan, thjeshtë e vlerësojmë dhe e çmojmë Amerikën për ato që ka ba për kombin tonë, njëlloj siç e çmoj dhe e vlerësoj letërsinë e madhe që ka shkruar Ismaili ynë.
Tiranë me 16 Mars 2026.
Burimi/Facebook


Leave a Reply