Hafiz Sabri Beg Bushatit ishte nji dijetar, hoxhë dhe patriot që i shërbeu me përkushtim fesë, dijes dhe kombit shqiptar. Me urtësinë, dituninë dhe me karakterin e tij të fortë, ai u ba nji udhërrëfyes për shumë breza, duke përhapë vlerat e besimit, moralit dhe dashurisë për atdheun.
Krahas veprimtarisë fetare u dallua edhe për kontributin e tij patriotik dhe politik në periudhën e formimit të shtetit shqiptar.
Me ndjenja të thella atdhetare, gjatë Luftërave Ballkanike ndërpreu studimet në Stamboll dhe u bashkua si vullnetar me forcat që mbronin vendin. Në vitet 1915–1917 bashkëpunoi me patriotët e Shkodrës kundër propagandës antishqiptare dhe mori pjesë në protestat kundër politikave të pushtuesve austriakë, për çka edhe u burgos për disa ditë.
Ai mbështeti gjithashtu veprimtarinë e Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës dhe u përfshi në përpjekjet për mbrojtjen e interesave kombëtare.
Në vitin 1920 u zgjodh delegat në , një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e shtetit shqiptar, ku kontribuoi në vendimet që forcuan pavarësinë dhe organizimin institucional të vendit. Pas Kongresit u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar (Senatit), duke marrë pjesë në jetën parlamentare dhe në komisione të rëndësishme për çështjet e arsimit dhe të rendit.
Megjithatë, i zhgënjyer nga përçarjet dhe intrigat politike të kohës, ai vendosi të tërhiqej nga angazhimi partiak dhe t’i përkushtohej shërbimit fetar, edukimit dhe formimit moral të shoqërisë. Veprimtaria e tij mbetet dëshmi e një personaliteti që bashkoi besimin, dijen dhe përkushtimin ndaj atdheut.
Burimi/Facebook/Gegenisht


Leave a Reply