GRUPE-GRUPE
Nisen
Në marshe dashurie
Medet
Të joshur nga ntereset
Humbin rrugën
Dhe s’dijnë kah të shkojnë
…
Stubëll, 1 shkurt 2013
NË KËTË PYLL
Shumë fryte kemi
Të çdo shijeje
Që na shërojnë shpirtin
Me mjalt dashurie
Sa bukur!
Stubëll, 1 shkurt 2013
VALLE E RE
Në kremten tonë
Na ka dalur një risi
Kjo vallja më e bukura
Me ritëm dashurie
Është e re
Stubëll, 1 shkurt 2013
KOPSHTI YNË
Më i bukuri në botë
Plot lule të bukura
Dhe shkëndija dashurie
Stubëll, 1 shkurt 2013
KJO JETË…
Herë e idhët
Herë e ëmbël
Kjo jetë
Duhet t’u përgjigjet
Të gjitha dukurive
Të gjitha kërkesave
Të gjitha intereseve
…
Stubëll, 1 shkurt 2013
AFËR MEJE
Po ndodhë
Diçka e çuditshme
Këtu afër meje
Por ende
S’po mund ta kuptoj…
Stubëll, 1 shkurt 2013
NË VETMI
I numëron ditët
Orët dhe minutat
Gjithnjë e më të gjata bëhen
Medet
Dashuria nuk njihet
As nuk provohet
Medet
Stubëll, 1 shkurt 2013
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply