Gabimi nuk është vetëm i atij që shtron iftar për propagandë.
Gabimi më i madh është i atyre që vrapojnë të ulen në atë tryezë vetëm për t’u parë në kamera.
Ata që dje nuk lanë pa përbuzur kishë e xhami, sot shfaqen në tryeza iftari sikur të ishin besimtarë të devotshëm.
Në iftarin e organizuar nga Edi Rama, kamerat kapën momentin kur ai i shërbente ushqim Ali Ahmeti.
Një skenë që u përhap menjëherë në media, si një shfaqje e bukur për publikun.
Por iftari nuk është teatër politik.
Iftari është nijet dhe përulësi.
Dhe nëse dikush e përdor për propagandë, përgjegjësia bie edhe mbi ata që shkojnë e bëhen pjesë e asaj skene.
Sigurisht, përjashto disa servilë profesionistë, që gjithmonë gjenden pranë pushtetit — njerëz si Arbër Hajdari dhe disa të tjerë që me siguri do të jenë gjithmonë aty ku janë kamerat.
Sepse për shumë besimtarë, kur e sheh atë skenë, të vjen më shumë për të vjellë sesa për të ngrënë iftar.
Ndoshta për disa do të ishte më e ndershme të hanin bukë të thatë në shtëpitë e tyre, sesa të ulen në tryeza të shenjta vetëm për fotografi.
Sepse Zoti nuk shikon kamerat.
Zoti shikon zemrën.
Dhe kur zemra është bosh, edhe iftari bëhet vetëm një darkë hipokrizie.
Paulini Macaj

Burimi/Facebook


Leave a Reply