Për këdo që deri sot kishte dyshime apo kërkonte “arsye” për të besuar te kjo mazhorancë, sot nuk ka më asnjë vend për justifikim.
Ajo që pamë në Parlament nuk ishte votim, ishte betim besnikërie ndaj një bande, me dirigjent Edi Ramen.
Për të mbrojtur “kokën” e tyre, ata dogjën:
Demokracinë, duke e bërë ligjin të pavlerë para pushtetit.
Drejtësinë, duke i treguar SPAK-ut se muret e Parlamentit janë më të larta se kushtetuta.
Ëndrrën e BE-së, duke na treguar se standardet evropiane janë vetëm përralla për fushatë, ndërsa realiteti është vjedhja dhe mbrojtja e hajdutëve.
Kur vota vidhet nuk ke si tishërbesh popullit por një grupi që interesin e vet e ka vënë mbi bukën, shëndetin dhe të ardhmen e çdo shqiptari. Historia do t’ju mbajë mend si njerëzit që i dhanë shkelmin e fundit shpresës për një shtet të drejtë, vetëm për të shpëtuar kokat tuaja të zhytura në hajdutëri dhe të atij që ju komandon.
Shqipëria nuk mund të jetë peng i atyre që vjedhin ditën dhe fshihen pas imunitetit natën.
Kush hesht sot, ka pranuar vdekjen e demokracisë sonë!
Burimi/Facebook


Leave a Reply