Nje informacin publik per Z Niko Peleshi dhe Z Ulsi Manja dhe nje kerkes per Z Gazmend Bardhi si kryetar i grupit parlamentar te PD qe te verifikojne zyrtarisht a ka çertifikat sigurie Zonja Genta Sula si kryetare e Autoritetit te Dosjeve te ish sigurimit te Shtetit apo jo.
Dhe nese nuk ka ateher Zj Sula duhet te jap doreheqien menjeher ose duhet te shkarkohet nga Parlamenti
Sipas informacionit qe kam une titullares se institucionit të Autoritetit të Dosjeve, i ka përfunduar afati kohor vlefshmërisë së certifikatës së sigurisë me datë 26 tetor 2025.
Pas ketij afati eshte bere aplikim tjeter per tu paisur me çertifikat sigurie nga Zj Genta Sula dhe deri ne fund te janarit nuk eshte paisur me çertifikat sigurie
Sa koh qe akoma nuk ishte paisur vete me certifikate sigurie te rinovuar brenda afatit të caktuar, Zj Sula kerkoi qe AKSIK-ut te shtyj afatit kohor për pajisjen me certifikatë sigurie.
Afati kur duhet ti vinte çertifikata e siguris e rinovuar Zj Genta Sula ishte data 24 janar pas afatit të shtyrjes.
Por sipas informacineve deri ne fund te shkurtit akoma Zj Sula si titullare e Institucionit nuk i ka ardhur certifikata e sigurisë.
Ndërkohë qe gjatë kësaj periudhe, nga 24 janari e deri më sot sipas infove janë zhvilluar mbledhje në Autoritetin e Dosjeve me dokumente që përmbajnë dokumentacion te klasifikuar si dhe për procesin e deklasifikimit të dokumenteve te cilat tashmë janë në një numër mjaft të madh në Autoritet dhe është një proces mjaft i rëndësishëm pasi pezullon punën e ketij institucioni
Në rastet e mëparshme të këtyre mbledhjeve, kur antaret e tjere te autoritetit te dosjeve nuk ishin të informuar se titullarja nuk kishte certifikatë sigurie, mbledhjet janë zhvilluar mbi bazën e delegimit të kompetencave të titullares së institucionit zëvendësuesit të saj (njërit prej anëtarëve që i lind e drejta për ta zëvendësuar në rast të mungesës së titullarit).
Po ne mbledhjen e fundit Zj Sula është shprehur tek 4 antaret e tjere te ketij institucioni se nuk mund ta ushtrojë më këtë kompetence pra te delegoj nje zevendesues për shkak të mospajisjes me certifikatë sigurie, gjë të cilën ajo e justifikon me faktin që, sipas saj, është në proces sipas një shkrese të ardhur nga AKSIK.
Por asnje nga kater anëtaret e tjerë të Autoritetit nuk jane njohur me këtë shkresë dhe nuk kane asnje informacion zyrtar per shkakun e voneses se paisjes me çertifikat sigurie te kryetares Zj Genta Sula nga DSIK
Në këto kushte institucioni i autoritetit te dosjeve pothuajse eshte jasht funksionit dhe ne pamundesi per tu kthyer pergjigje çdo institucioni tjeter Shteteror
qe ka paraqit dokumente nga administrata dhe shkresave të ardhura nga institucione të tjera të cilat përmbajnë informacion të klasifikuar dhe që ky autoritet nuk mund t’i verifikojmë.
Në këtë mënyrë, institucioni i dosjeve te ish sigurimit eshte në pamundësi për të kryer detyren funksionale të përcaktuara nga ligji organik i ketij institucioni
Pra ne zbatim te ligjit 45/20215 neni 9 pika g dhe neni 11 pika d Zj Genta Sula i mbaron mandati para afatit per mos paisje me çertifikat sigurie
Ja çfar thote nenit 11 te ligjit 45/2015 (i ndryshuar), pika d), i cili përcakton në mënyrë të qartë se një nga pikat kur mbaron përpara afatit të përcaktuar mandati i anëtarit të autoritetit, është edhe rasti:
“nuk përmbush me korrektësi detyrimet e përcaktuara nga ky ligj dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij”.
Sa më sipër, referuar nenit 9 (kushtet për tu zgjedhur anëtar), një nga pikat e këtij neni është edhe rasti kur (pika g): “Plotëson kushtet, kriteret dhe pajiset me certifikatë sigurie sipas legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar”.

Burimi/Facebook


Leave a Reply