Ne nje fshat te vogel jetonte nje fshatar i ri dhe i varfer qe e e quanin Huan Sjao. Ai punonte gjithe diten ne ate cope toke qe kishte dhe ne darke flinte pa ngrene. Fshatari i ri per te mos vdekur nga uria shkoi te dyqanxhiu i fshatit per te punuar. Ai ngrihej pa zbardhur dita,punonte deri naten vone dhe flinte perseri pothuajse pa ngrene. Nje here kur Huan Sjao po ruante pulat,nga rete erdhi nje grabitqar dhe mori kllocken e u largua ne fluturim. Kllocka ishte e rende dhe grabitqari fluturonte shume ulet. Djali e dinte cfare tipi ishte pronari,do e rrihte dhe do e linte pa ngrene nese ai e humbte kllocken,dhe keshtu iu vu nga pas per ta kapur.
Kushedi sa do kishte vrapuar po te mos kishte ndodhur dicka e bukur,nga qielli erdhi nje shigjete dhe shpendi grabitqar ra i ngordhur ne toke. Kur djali veshtroi mire,prane shpendit ndodhej nje vajze,e cila mbante ne dore harkun. Ajo u kthye nga Huan Sjao dhe po e shikonte me syte blu te thelle si qielli. Ai qendronte i heshtur para perpara bukuroshes. Sapo i degjoi zerin vajzes, Huan Sjao i kapi doren dhe i vendosur i tha:
– Une te dua dhe s’mund te rri pa pare syte e tu te thelle e te blu. Behu gruaja ime.
Edhe vajza i tha se e donte dhe te shkonte tek babai i saj per t’i kerkuar doren.
Djali nuk kishte prinder dhe si babain e tij dergoi dyqanxhiun,dhe kur dyqanxhiu shkoi para babait te vajzes,ai e pyeti se cfare pasurie kishte djali. Dhe dyqanxhiu u peergjigj se djali nuk kishte as toke,as shtepi e asnje qindarke ne xhep. Dhe babai i vajzes i tha:
– Mua nuk me duhet nje dhenderr i tille. Por ne qofte se ai do te marre per grua vajzen time,duhet te me dergoje si dhurate dasme: dhjete tulla te florinjta,tre fije te arta dhe nje diamant te madh.
Dyqanxhiu u kthye dhe i tha djalit se cfare i kishte thene i ati i vajzes. Dhe keshtu, Huan Sjao nuk kishte cfare te bente dhe mori nje rruge te gjate per te shkuar te plaku i mencur per te kerkuar ndihme,i cili jetonte ne anen tjeter te botes. Pasi eci tre-kater dite,arriti tek nje qytet ku banoret po ngrinin nje mur te larte rreth e rrotull tij. Kur e moren vesh qe Huan Sjao po shkonte te plaku i mencur,i thane ta pyeste se cfare ka muri qe rrezohet gjithmone ne qoshen perendimore. Ai i dha fjalen se do e pyeste dhe u nis perseri ne udhetim. Gjate rruges pa nje fshat te madh,dhe ne ate fshat ishte nje plak i nderuar qe rrinte te pragu i deres dhe vetem qante. Kur Huan Sjao e pyeti cfare kishte qe qante,plaku u pergjigj:
– Vajza ime sot mbushi tetembedhjete vjece,por ajo eshte memece dhe nuk mund te thoje asnje fjale. Askush nuk ka mundur ta sheroje.
Huan Sjao i premtoi se do pyeste plakun e mencur dhe per vajzen e tij edhe u nis perseri ne udhetim. Kaloi fusha,shkembinj e shkretetira,deri sa arriti para nje oqeani. Huan Sjao ishte nje notar shume i mire por oqeani nuk mund te kalohet dot me not. Nderkohe qe po mendohej si te kalonte oqeanin per te shkuar te plaku,u afrua nje breshke e madhe e zeze.
– Une do te ndihmoj te kalosh oqeanin, – tha breshka. – Por ti lutju plakut te tregoje pse nuk mund te zhytem dot ne thellesi te oqeanit. Kam mijera vjet qe notoj neper dallge dhe jam lodhur,dua te shkoj ne fund te ujit qe te clodhem.
Huan Sjao i premtoi se do e pyeste dhe i hipi breshkes ne kurriz. Lundruan gjithe naten,dhe kur zbardhi dita ai ishte ne bregun tjeter ku banonte plaku. Plaku e pyeti pse kishte ardhur dhe Huan Sjao i tha:
– Erdha qe t’iu bej vetem nje pyetje por rruges m’u luten qe t’iu beja dhe tre te tjera. Me lejoni qe t’iu bej kater pyetje.
Plaku i tha se nuk ishte pergjigjur asnjehere me shume se tre pyetje,prandaj nuk mund te bente asnje perjashtim. Djali duhet te zgjidhte se cfare pyetjesh t’i bente dhe po mendohej.
Ai per vete u nis por nese nuk plotesonte kerkesen e banoreve,ata nuk do e ndertonin dot murin dhe armiqte do pushtonin qytetin dhe te gjithe do ktheheshin ne skllever. Nuk mund te linte pas dore edhe kerkesen e plakut qe qante dite-nate per vajzen qe ishte fatkeqe. Po te linte pa kryer kerkesen e breshkes se madhe do te ishte nje mosmirenjohje e turpshme!
Atehere Sjao veproi ashtu si do te bente nje njeri i drejte dhe i ndershem. Pyeti per te tjeret dhe per vete nuk pyeti fare. Dhe plaku i tha pergjigjet me radhe.
– Nxirr me lopate ate qe eshte fshehur ne qoshen perendimore te murit dhe ai nuk do rrezohet me kurre. Shkul nga vajza tre fije floku te kuqe dhe ajo do filloje te flase. Nxirr nga goja e breshkes ate qe nuk i takon dhe ajo do zbrese ne fund te oqeanit.
Huan Sjao u kthye dhe i tha breshkes ta conte ne bregun tjeter. Kur arriten tha te hapte gojen dhe gjeti nje diamant te shndritshem te cilin ia hoqi nga goja dhe breshka u zhyt ne oqean. Pastaj shkoi te vajza memece,i shkuli tre fije floku te cilat u kthyen ne te arta dhe vajza filloi te fliste. Arriti ne qytet ku po ndertohej muri,mori lopaten dhe hapi nje grope te vogel ne qoshen perendimore te murit dhe atje gjeti dhjete tulla te florinjta.
Dhe keshtu shkoi ia dha te gjitha keto te atit te vajzes dhe u martua me te.
Macja:- Sa mire qe e pyeti per te tjeret se doli vete i fituar.
Gjyshja:- E thame qe ne fillim se ishte kjo perralle apo jo?
Macja:- Por qenka shume ndryshe nga ajo qe mbaja mend une. Ketu mbaron perralla?
Gjyshja:- Jo,ka akoma. Huan Sjao e donte aq shume gruan e tij sa vizatoi fytyren e saj ne nje shami dhe e shikonte gjithmone gjate punes. Nje here fryjti nje ere e madhe dhe shamia
fluturoi drejte e tek dora e perandorit. Ai u mahnit nga bukuria e saj edhe dha urdher ta gjenin dhe ta sillnin ne pallat. Por gruaja qe e donte shume Huan Sjaon,i tha atij te vishte nje lekure deleje dhe te vinte pas saj.
Kur hyne ne dhomen e perandorit ai dha urdher qe te dilnin te gjithe jashte se vajza qante vazhdimisht se trembej prej tyre. Perandori donte patjeter qe vajzen ta bente te lumtur por ajo rrinte e merzitur.
U hap dera dhe brenda hyri Huan Sjao me lekuren e deles. Vajza filloi te qeshte dhe i tha se do i behej qejfi nese perandori do i nderrronte rrobat me te. Perandori i dha rrobat e tij Huan Sjaos dhe vete u vesh me lekuren e deles. Ate kohe vajza thirri rojet dhe i tha:
– Prejani koken atij njeriu se donte te vriste perandorin.
Perandori nuk pati kohe as te hapte gojen sepse ata ia prene koken menjehere.
Dhe keshtu ata jetuan te lumtur dhe te pasur deri ne fund te jetes se tyre.
Burimi/Facebook/Perrallat Me Te Bukura


Leave a Reply