![]()
Depresioni është një problem pak i njohur nga adoleshentët, pasi sjelljet e ndryshimit të papritur të humorit dhe të sjelljes konsiderohen më tepër si manifestime normale të adoleshencës. Por shpesh çrregullimi i depresionit vjen pikërisht në këtë fazë të jetës dhe është i lidhur me një kombinim faktorësh. Adoleshentët nuk kanë njohuri shumë rreth depresionit, mirëpo thuajse të gjithëve u ndodh që ndonjëherë të bien në depresion për shkak të problemeve që mund t’i hasin gjatë jetës së tyre. Jehona Januzi si shumë bashkëmoshatare të saj e pranon faktin se disa herë ka rënë në depresion, por me kohë i ka tejkaluar vështirësitë.
“Kam dëgjuar se depresioni është një lloj sëmundje që haset tek të gjithë njerëzit, e sidomos tek ne moshat e reja. Unë disa herë jam ballafaquar me këtë dukuri, por që ia kam arritur ta largoj. Në këtë aspekt më ka ndihmuar mjaft shumë familja dhe shoqëria të cilët më kanë folur dhe këshilluar mjaftë në mënyrë që mos të kem ndonjë krizë serioze”, ka thënë ajo për “Zërin”.
Është e zakonshme për disa raste të ndjehen adoleshencë të palumtur, kjo për faktin se në ditët e sotme të rinjtë tanë ballafaqohem me probleme të natyrave të ndryshme të cilat çojnë drejt depresionit. Megjithatë thuhet se kur hidhërimi zgjat për më shume se dy javë, atëherë me të vërtetë është një depresion i rëndë.
Bekir Osmani kujton disa momente kur ka hasur të bie në depresion për shkak të një përleshjeje që ka pasur me një shok. “Ne të rinjtë thuajse të gjithëve na ndodhë që të biem në depresion, mirëpo kemi njerëz të mirë për rreth të cilët na bëjnë ta largojmë depresionin”, shton ai. Janë të shumta arsyet se pse një i ri mund të bjerë në depresion. Shkalla e performancës, statusi social me kolegët, orientimit gjinor etj. Edhe Hatixhe Gashi pranon faktin se janë shumë mënyra të ndryshme të situatës të cilat i japin kahe depresionit tek një i ri.
“Ne të rinjtë ndonjëherë kaplohemi aq shumë me situata jo të mira dhe nga të cilat përfshihemi në depresion, por në përmirësimin e tij mund të na ndihmoj familja dhe miqtë tanë. Ne të rinjtë nuk kemi mjaftë shumë njohuri për këtë lloj sëmundjeje ta quaj ashtu, mirëpo kam dëgjuar se kjo është tejkaluese, sepse çdo fatkeqësi e ka një fund dhe fatmirësisht këtu tek ne nuk vërehet shumë depresioni, për shkak të mungesës së njohurive të saj”, thekson ajo.
Megjithatë, disa shkencëtarë mendojnë se nuk ka trajtim efektiv në dispozicion për të ndihmuar adoleshencën e lëvizur përtej depresionit sepse ata rriten më të vjetër se sa që janë në realitet.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply