Nepër terr që lëshonte nata
ngarkue teshat kaliboç
nepër nji pyll ku s’ra kurr spata
ndiqte udhën nji djaloç.
Landet e pyllit si nji ujk ju dukshin
që prej ujet në mal luron
cuba të rrebtë që në pritë u strukshin
gjethet e lisave kujton.
Oh Shqypni gjimonte i mjeri
pyjet mbushë me gjuetare plot
kësolle e bardhë ku porsi mbreti
shkon barija jetë e mot.
O ju lugje të Prevezës
për ju zemra po m’vajton
te ju Hana me dritë t’rrezes
shtigjt udhtarit ja kallxon.
Shpi e bardhë ku n’dritë dola
afër detit të pa-pshtjellim
fis i ambël ku s’parit fola
në krahët e nanës tue gjetë pushim.
Njikshtu thote e me trimni
u nis rrugës udhtari prap
fishklloj landa tue u përzi
e prej friket ngau djali vrap.
Por m’nji cub mbas gardhit hasi
“Ndalu”- i thotë – “nuk ke kah mba”
nji kubure n’brinj ja rrasi
e pa frymë mbi tokë e la.
“Oh nanë shkreta” – i shuemi briti
e përmbys u lëshu mb’nji curr
“qe 3 vjet e shkreta m’priti
e tashma nuk m’shef ma kurr”.
“Por jot amë” – si per qesti, (qesëndi)
i thot vrasësi idhnim plot
“ti më difto ku rrin me shpi,
fjala e jote nuk humb dot”.
Në skaj të Shqypnise shkon vorfënisht jetën
e pa djem e shkreta mbet
dy ma të mëdhajt në luftra mbetën
e i treti qe ku po jet.
“Pat edhe nji” – fija e zanit
ju drodh djalit e gjimoj
u dridh vrasësi ai farë luanit
menjiher pushkën n’tokë e lëshoj
“Pat edhe nji që ajo e donte
për mbi dritën e syrit t’vet
kurr nga prehri nuk e lëshonte
shokë nder cuba vojt e gjet.
“Vëlla” – i përgjegji zemërvshtiri,
njiktu t’vrava e njiktu po vdes
nuk kam sy me m’pa ma nieri
bashkë me ty këtu po mbes.
“Jo! Por ti fill tek shpija,
tek nanë zeza fluturo
pa asnji fëmij e mbyt vetmia
e mbulon skami” – mos e lësho.
“E çka ti them une nanës së ngratë
në qoftë se me pvete për ty ndoj send”
“Thueji se mora nji rrugë të gjatë…
e bashkë në Qiell dikur xame vend!
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply