Kërkesa e fundit e prokurorisë në Hagë për 180 vite burg ndaj krerëve të UÇK-së është një akt monstruoz që sfidon jo vetëm logjikën juridike, por edhe historinë e popullit tonë. Të kërkosh dënime të tilla për njerëzit që rreshtuan Kosovën krah botës demokratike, është një tentativë e hapur për të barazuar viktimën me agresorin.
Pse ky proces është një skandal i radhës?
Dëshmi qesharake: Kemi parë dëshmitarë që flasin për gjithçka tjetër përveç fakteve, duke e kthyer sallën e gjyqit në një teatër absurd.
Dokumente të Serbisë: Është e papranueshme që akuzat të mbështeten në “prova” të prodhuara nga kuzhinat e shërbimeve sekrete të shtetit që kreu gjenocid në Kosovë.
Targetimi i gabuar: Nëse do të kishte drejtësi të vërtetë, sot do të ishin kriminelët serbë ata që do të jepnin llogari, e jo Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Këta burra nuk mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, ata ishin zëri i një populli që po shfarosej. Ata janë arkitektët e lirisë sonë dhe njerëzit që bindën aleancën më të madhe ushtarake në botë, NATO-n, të na dilte në ndihmë.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, e pastër dhe mbi të gjitha e shenjtë. Nuk ka gjyq që mund ta njollosë emblemën tonë dhe nuk ka dënim që mund ta mbulojë diellin e lirisë.
E vërteta do të triumfojë dhe krerët tanë do të kthehen fitimtarë, ashtu siç u kthyen dikur nga malet e luftës. Faqebardhë dhe krenarë, siç e meriton historia jonë!
Burimi/Facebook


Leave a Reply